Dëshira për të punuar e jetuar në Gjermani ka sjellë një trend të ri - mësimin e gjuhës gjermane. Në Kërçovë në Maqedoninë e Veriut në 3 vitet e fundit janë më shumë se 4 shkolla që ofrojnë kurse në gjuhën gjermane. Kërkesa ndërkohë është kaq e madhe sa që ka mungesë të mësuesve të gjermanishtes.