1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeki: 6 të vdekur në një klinikë universitare

10 Dhjetor 2019

Skena dramatike në një spital në qytetin industrial, Ostrava në Çeki. Një person vret disa vetë dhe merr arratinë. Kryeministri çek, Babis bën fjalë për një tragjedi.

Tschechien mehrere Tote nach Schüssen in Krankenhaus in Ostrava
Fotografi: picture-alliance/dpa/CTK/J. Ozana

Pas të shtënave në një spital në qytetin industrial, Ostrava në Çeki, njoftohet për 6 persona të vdekur. Këtë e konfirmoi kryeministri çek të martën, Andrej Babis në televizionin çek, CT. Ai bëri fjalë për një "tragjedi të madhe". Vrasësi ndodhej në një dhomë pritjeje në një klinikë universitare, kur hapi zjarr ndaj pacientëve duke i qëlluar viktimat "nga afërsia në kokë apo në qafë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Ostrava, forca policie në spitalFotografi: picture-alliance/dpa/CTK/J. Ozana

Sipas informacioneve të para ai ndodhet ende në arrati. "Nuk e dimë, se cilat ishin motivet e këtij personi", tha kreu i qeverisë Babis. Ai mendon, se ky mund të jetë akti i një personi me probleme psikike. Babis ndërpreu të gjitha takimet dhe është nisur në drejtim të qytetit Ostrava. Sipas klinikës viktimat janë pacientë të urgjencës tek reparti i traumës.

Policia çeke ka dërguar forca të shtuara në zonë dhe është në kërkim të vrasësit. Dëshmitarë janë shprehur, se dëgjuan të shtëna tek urgjenca. Punonjësve të klinikës u porositën të mos dalin nga sallat. "Jemi të gjithë të nervozuar", tha një mjeke e klinikës për agjencinë CTK. Spitali është mbyllur të amrtën.

Fotografi: picture-alliance/dpa/CTK/J. Ozana

Ostrava me 290.000 banorë është qyteti i tretë më i madh i Çekisë dhe qendër administrative. Ky qytet ndodhet në kufirin verilindor çek, 10 kilometra larg nga Polonia e 50 kilometra larg Sllovakisë.

 

la/dpa