1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çekia hap rrugën për Paktin Reformues të BE-së / Vizita e kancelares gjermane Merkel në SHBA / Protesta kundër shkurtimit të vendeve të punës në GM

6 Nëntor 2009

1. Të martën (3.11.)Gjykata Kushtetuese çeke hapi rrugën për Paktin Reformues të BE-së. Gjykata hodhi poshtë një kërkesë të kundërshtarëve çekë të BE-së, dhe tani Pakti reformues që u nënshkrua edhe nga presidenti çek Vaclav Klaus duhet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky vendim u prit mirë në Bruksel. Susanne Henn informon.

2. Një ngjarje tjetër me rëndësi në javën që po lëmë pas ishte vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vizitë në Zyrën Ovale tek Barak Obama – një takim me presidentin amerikan është normalisht nga momentet më të rëndësishme në axhendën e një politikani. Por nuk ishte kështu për Angela Merkelin të martën (3.11) në Uashington. Vetëm 30 minuta ishin planifikuar për bisedimet me Obamën. Më pas Merkeli nxitoi për orarin e saj të vërtetë në kryeqytetin e SHBA-së. Një fjalim përpara kongresit të SHBA-së. Ndër politikanët gjermanë deri tani vetëm Konrad Adenuari në vitin 1957 ka pasur mundësinë të flasë përpara parlamentarëve amerikanë. Të martën ishte tashmë radha e Angela Merkelit. Miodrag Soric komenton:

3. Prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors vendosi të mos ndahet nga kompania gjermane bijë Opel dhe la të dështojë në mënyrë të papritur marrëveshjen me kompaninë austriako-kanadeze Magna. Nga ana tjetër mijëra punëtorë të Opelit në Gjermani nisën protestat kundër planeve të General Motors-it, që të shkurtojë rreth 10.000 vende pune në Evropë. Vetëm në qendrën e Opelit në Ryselhajm kanë protestuar rreth 10.000 punëtorë, të cilët me pankarta, fjalime dhe brohoritje kanë kundërshtuar vendimet e fundit të GM-it që të mos e shesë Opelin dhe të shkurtojë vende pune. Lars Hofmann informon.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë