1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeku bisedon me serbët e Kosovës

9 Mars 2006

Mandatari për krijimin e qeverisë së Kosovës, gjenerali Agim Çeku, filloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për përfshirjen e tyre në qeveri. Udhëheqësi i “Listës Serbe për Kosovë Oliver Ivanboviq, tha se përfaqësuesit e serbëve do të inkuadrohen në institucionet e Kosovës

KFOR-i në Kosovë
KFOR-i në KosovëFotografi: dpa

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, filluan bisedimet me mandatarin për krijimin e qeverisë së Kosovës, gjeneralin Agim Çeku, për përfshirjen e mundshme të tyre në qeverinë e re të Kosovës.

Udhëheqësi i “Listës Serbe për Kosovë e Metohi” Oliver Ivanoviq, tha se vendi i serbëve është në institucionet e Kosovës dhe, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë ata mund të realizojnë interesat e tyre. Këtë deklaratë, Oliver Ivanoviq e bëri pas një takimi që zhvilloi me zotin Çeku edhe pse qeveria e Beogradit e ka kundërshuar nominimin e gjeneralit Çeku, për kryeministër të Kosovës.

"Nuk ka dilema brenda listës serbe, se a duhet të jenë serbët pjesë e institucioneve të Kosovës apo jo. Vendi ynë është në institucione dhe vetëm me pjesëmarrjen tonë në këto institucione ne mund të zgjidhim problemet e serbëve. Në seancën e nesërme ne nuk do të marrin pjesë mirëpo, më vonë apo shumë shpejtë shpresojmë që të jemi pjesë e institucioneve", tha Oliver Ivanoviq.

Mandatari për krijimin e qeverisë së Kosovës, gjnenerali Agim Çeku e cilësoi takimin e parë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës si shumë konstruktiv. Ai tha se serbët duhet të marrin përgjegjësitë e veta në shoqërinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit serb, ata që përfaqësojnë shumicën e tyre, qysh pas trazirave të marsit të vitit 2004, janë jashtë institucineve të Kosovës. Oliver Ivanoviq, thotë se për këtë vendim ka ndikuar edhe Beogradi zyrtarë, ndërsa sipas tij, ai gjithmonë ka qenë i bindur se serbët e Kosovës duhet të përfshihen në institucionet e këtushme. Ivanpoviq, nuk caktoi ndonjë datë se kur partia e tij do të inkuadrohet në qeveri, por në bazë të Konizës Kushtetuese, serbet e Kosovës i kanë të rezervuara dy poste ministrore.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW