1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeku: Nuk ka krizë qeveritare në Kosovë

Bekim Shehu2 Gusht 2006

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thanë se në Kosovë nuk ka krizë të koalicionit qeverisës LDK-AAK

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku
Kryeministri i Kosovës, Agim ÇekuFotografi: dpa-Bildfunk

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha se kabineti i tij është duke funksionuar si ekip dhe nuk ka krizë qeveritare në Kosovë. Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku e bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se kryeministri Çeku e ka mbështetjen e partisë së tij, ndërsa konfirmoi se në Kosovë nuk ka krizë të koalicionit qeverisës ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.

Mirëpo, kryesia e LDK-së, ditë më parë i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, me të cilën njoftohet ai, se ministrat nga radhët e LDK-së, do t'i përgjigjen vetëm zëvëndëskryeminstrit, Lutfi Haziri, i cili poashtu vjen nga LDK-së.

Kryeministri, Agim Çeku, konfirmon se e ka marrë këtë letër, mirëpo, letrën nuk e sheh si ndonjë problem të madh. Nga ana e tij kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se, në këtë fazë të zhvillimeve, nëpër të cilën po kalon Kosova uniteti politik është mëse i nevojshëm, ndërsa, kërkoi nga të gjithë që t'i kontribuojë këtij uniteti.

Sidoqoftë, në bazë të kornizës kushtetuese, kryeminstri i Kosovës ka kompetenca që të shkarkojë ministrat e qeverisë, mirëpo, në një marrëveshje kur është formuar koalicioni qeveritar LDK-AAK, është thënë se kryeministri duhet vetëm të propozojë shkarkimin e ministrave, ndërsa partia është ajo që vendosë për shkarkimin e ndonjë ministri dhe zëvëndësimin e tij. Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, nga ana e tyre kanë kërkuar nga forcat politike në Kosovë që të ruajnë unitetin e krijuar tash e sa kohë dhe në këtë mënyrë të përmbyllet me sukses procesi i përcaktimit të statusit politik të Kosovës.

Në këtë linjë kërkohet që edhe qeveria e Kosovës të funksionojë si ekipë në mënyrë që të përmbushë deri në tetor, të 13 pikat e përcaktuara nga Grupi i Kontaktit dhe që shumica prej tyre kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të pakicave që përbën një prej standardeve kryesore në procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW