Çernobili
17 Mars 2011Reklamë
Filloi nga puna në vitin 1978. Centrali kishte katër reaktorë dhe prodhonte 3800 MW. Në vitin 1986 shpërtheu reaktori i bllokut 4. Fatkeqësia, që pasoi, e ktheu Çernobilin në sinonim për rreziqet e energjisë bërthamore. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 4000 vetë kanë vdekur nga pasojat e katastrofës. Ka ende nevojë për masa për pengimin e përhapjes së radioaktivitetit. Reaktori i fundit është mbyllur në vitin 2000.