1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Contra Frauentag 100

Angelina Verbica8 Mars 2011

Dita Ndërkombëtare e Gruas në 100 vjetorin e saj: A është ajo ende aktuale? Jo mendon Ulrike Mast-Kirschning, grave u duhet mbështetje konkrete.

Frauentag Indien
Fotografi: AP

Ato donin të ndryshonin raportet, gratë të cilat në 19 mars 1911 për herë të parë protestuan me Klara Zetkinin në rrugët e Berlinit. Ato kërkonin paqe, përmirësim të situatës sociale të grave dhe të drejtën demokratike të votës. Kohët e fundit gra me kërkesa të njëjta kanë dalë kudo nëpër rrugë: më Tunis dhe Kajro për shembull, në Nordkivu dhe Romë. Kërkesat e tyre: kushte më të mira jetese, demokraci dhe të drejta humanitare, përfundim i dhunës seksuale dhe luftës në Kongo, qëndresë ndaj imazhit të seksualizuar të gruas të kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Megjithatë ato nuk e bëjnë këtë në ditën ndërkombëtare të gruas, por atëherë kur është e nevojshme.

Ulrike Mast-KirschningFotografi: DW

Ashtu si lidhja e juristeve në Gjermani, e cila prej muajsh proteston në asambletë e aksionerëve kundër raporteve dominuese tö meshkujve në kompanitë e kuotuara në bursë. Duhet më në fund të ndryshojë diçka në raundet vendimmarrëse, ku burrat në pjesën më të madhe të rasteve janë mes tyre. Të paktën 30 për qind gra duhet të jenë në postet drejtuese ekzekutive dhe këshillat mbikqyrës. Një e drejtë e grave dhe një detyrim i shtetit. Kjo është e domosdoshme, në mënyrë që të ketë edhe më shumë ndryshime: në rituale, në vendime, në kushtet e punës për nënat dhe baballarët, në modelet diskriminuese me rrënjë të thella për rolin e burrit dhe gruas në shoqëri. Madje edhe shumë konsulentë firmash përkrahin ndërkohë një kuotë të detyrueshme për përfaqësimin e grave në drejtim, pasi përvoja tregon se ekipet e përziera me gra dhe burra me të drejta të barabarta janë në shumicën e rasteve të sukseshme.

Nuk nevojiten fjalime festive, por përmirësime të vërteta

Grave nuk u nevojiten aspak fjalime ditësh festash dhe gjeste boshe. Dita e gruas nuk duhet për këtë. Ajo çka duhet është angazhimi i ndershëm dhe serioz, për t'i dhënë fund diskriminimeve, qofshin ato të drejpërdrejta apo strukturore.

8 Marsi mund të jetë një ditë për tërheqjen e vëmendjes mediatike. Më e rëndësishme do të ishte të tregohehin mangësitë e qeverive dhe kompanive në 364 ditët e tjera të vitit. Le ta heqim ditën ndërkombëtare të gruas, derisa të kemi vërtet diçka për të festuar.

Autor: Ulrike Mast-Kirschning

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW