Çfarë lexojnë gjermanët?
6 Tetor 2012
Disa i quajnë romane sadomazohiste, të tjerët flasin për projekte alternativë që ndihmojnë çiftet që kanë rënë në gjumë. Në librat e xhepit (Taschenbüchern) dy librat e britanikes E.L. James me aventurat seksuale të një gruaje të re ("Shade of Grey") kanë zënë vendet kryesore në listën e librave më të shitur. Në librat jo fiktivë, kryesimin e ka marrë gruaja e ish presidentit gjerman Bettina Wulf me kujtimet e saj. Edhe libri i diskutuar shumë "Neukölln është kudo" e kryetarit të bashkisë së Lagjes Neukëlln në Berlin, Heinz Buschkowsky është duke u shitur aktualisht shumë.
Midis argëtimit dhe filozofisë
Titujt e librave janë aq të ndryshëm, sa janë të ndryshëm edhe lexuesit. Kështu që kërkush nuk duhet të çuditët që në vitrinat e librarive shfaqet sërish një tjetër pamje. Klaus Bittner quhet libraria e njohur e Këlnit, që ndodhet në qendër. Montaigne, Wittgenstein dhe Sloterdijk janë aktualisht titujt më të shitur në fushën e shkencave humane dhe filozofike, tregon shitësi i librarisë në tavolinën e të cilit si libra më të shitur janë radhitur romanet e rusëve Vladimir Sorokin dhe Gajto Gasdanow, francezit Jean Echenoz e amerikanit David Mitchell. Gjermania mbetet një komb që lexon libra me nivel.
Shitje në bazë të gjerë
Këtë e konfirmon vajtja në librari të tjera. Axel Stemmer drejton "Librarinë ndryshe" në lagjen universitare të Këlnit. Ai përmend se muajt e fundit nuk ka pasur asnjë libër që të shitet vërtet shumë. Në përgjithësi shifrat e shitjeve janë të kënaqshme duke patur parasysh krizën në sektorin e librit. Shitjet përshijnë tituj të ndryshëm. Pretendues janë edhe titujt e romaneve që ndodhen në vitrinën e dyqanit të librarisë së Sven Jurkovics-it në periferi të Këlnit. Romani i ri i Martin Valserit shitet shumë, po ashtu si autorët amerikanë Paul Auster, T.C. Boyle dhe Lilly Brett.
"Unë lexoj vetëm Nicholas Sparks..."
Librari si ajo e Klaus Bittner-it dhe Axel Stemmer-it janë me nam në zonën e Këlnit. Ata i përgjigjen një publiku të caktuar qytetar dhe intelektual. "Shade of Grey" ose romane argëtuese si ato të autoreve të tjera po ashtu të shitur shumë si Charlotte Link dhe Elisabeth George nuk shiten këtu. Shenja e veçantë që tregon që libraria nuk është pjesë e një zinxhiri dyqanesh është shërbimi me këshillime. Kështu libraritë pëlqehen edhe në periferi ku jetojnë më shumë familje me fëmijë të vegjël. "Natyrisht që ka edhe klientë që vijnë në librari dhe pyesin për librin e ri të Nicholas Sparks dhe nëse ky nuk ka shkruar gjë aktualisht, atëherë largohen nga libraria duke thënë nëpër dhëmbë: "Unë lëxoj vetëm Nicholas Sparks", tregon Jurkovics. Shumë klientë pyesin dhe marrin këshilla për librat e rekomandueshëm.
Shumë librari janë mbyllur
Me një volum prej 10 miliardë eurosh, vitin e kaluar tregu gjerman i librit ka pasur pak rënie. Nëse vëren gjendjen financiare të shumë librarive në Gjermani, atëherë perspektivat për të ardhmen nuk janë shumë optimiste. Në Bon u mbyll vitin e kaluar libraria më e madhe dhe me shumë traditë, "Bouvier". Një shok jo vetëm për punonjësit e saj. Edhe shumë dashamirës të librit janë mërzitur me mbylljen e librarisë së hapur 184 vjet më parë, tregon Andreas Hack i librarisë "Bouvier". Libraria e madhe krah universitetit ofron gati të gjitha, krah seksionit të shkencave humane ofrohen edhe guida turistike, libra kuzhine dhe çdo lloj fiksioni.
Erotik, dedektivë dhe Martin Walser
Edhë në dyqanin e tij muajt e fundit "Shade of Grey" është ndërruar shpesh në vitrinë, tregon Hack. Shifrat e shitjeve mund të krahasohen me ato të "Harry Potter"-it. Edhe autorë ndërkombëtare që shiten si Ken Follett, Isabelle Allende apo ylli danez i historive me dedektivë, Jussi Adler-Olsen janë shitur shumë. Të preferuar janë edhe librat me dedektivë, që kanë të bëjnë me një rajon të caktuar. Por edhe autori i vjetër Martin Valser, i cili ka publikuar një roman të ri, ka një numër blerësish që dynden kur dalin librat e tij, megjithëse kjo nuk zgjat shumë.
Në sektorin e librave jofiktivë, Hack përmend librin e Bettina Wulff-it dhe titullin e Heinz Buschkowsky-t. Shumë blerës në moshë të thyer pyesin për librin e kryetarit të bashkisë në një nga njësitë e qytetit të Berlinit, i cili shkruan mbi dështimin e idesë së integrimit.
Librat e kuzhinës dhe me këshilla në krye të listave të shitjes
Pjesa më e madhe e librave që pëlqehen nga gjermanët, nuk vjen nga seksioni i fiksionit por nga segmenti i librave të kuzhinës dhe atyre më këshilla. Librat fiktivë luajnë një rol të dorës së dytë, edhe nëse për to shkruhet shumë në Feuilletons. Këto botë janë paralele. Pa angazhimin e librashitësve shprehitë e leximit tek gjermanët nuk do të ishin të tilla. Por ata konkurohen tani nga interneti. Në internet vendin e parë të listës e zë një libër i cili nuk ka dalë ende në shitje: Pjesa e tretë e aventurave të seksit nga E.L. Gray "Kënaqësia e plotësuar" shfaqet në librari më 24 tetor.