1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131210 Jugendliteratur Gesellschaft

13 Dhjetor 2010

Çfarë lexojnë të rinjtë kur i lënë mënjanë librat për fëmijë dhe përse? Si i zgjedhin librat e tyre? Në "Shtëpinë e re të letërsisë" në Köln këto pyetje gjejnë përgjigje profesionale

Fotografi: Fotolia/chickenstock

"Nga autorja daneze Janne Teller - kush e njeh?

"Unë..."

"Uta e njeh. E ke lexuar librin?"

"Unë kam katër libra me vete dhe kush do mund të shfletojë në to. Sigurisht që mund të shkruani mbi këtë libër, në rast se dëshironi."

Sascha Pranschke ka informacione të reja për blogger-ët e revistës online "Mein Block" (Blloku im). Ai është drejtor i "Shtëpisë së re të letërsisë" në Köln dhe kryeredaktor i revistës online për letërsinë "Mein Block". 12 të rinj mes moshës 14 dhe 18 vjeçare takohen njëherë në javë, ku flasin dhe shkruajnë për libra, shkruajnë tregime, kritika. Ata lexojnë tekset e njëri-tjetrit dhe diskutojnë së bashku.

Pllakatë e filmit Harry Potter

Si i zgjedhin librat

Lena dhe Enza, të dyja 18 vjeç dhe Lennart, 14 vjeç shpjegojnë se si i zgjedhin librat, që lexojnë dhe për të cilët duan të shkruajnë: "Tek unë është shpesh, kështu që shokë e shoqe më rekomandojnë libra. Pastaj e krijon vetë idenë a më pëlqen dhe kjo është e rëndësishme."

"Unë shkoj në librari dhe shikoj librat, shikoj a më pëlqen titulli, pastaj lexoj pas librit mbi të. Pastaj lexoj fjalitë e para, e hap diku nga mesi dhe lexoj një faqe dhe në rast se më pëlqen e marr me vete. Kështu i zgjedh unë librat e mi."

"Unë marr librat, për të cilët flasim këtu në grup. Edhe kur nuk vij këtu, por lexoj programin, di se cilat libra ia vlejnë për t'u lexuar."

Fotografi: Fotolia/olly

"Librat, mbi të cilët shkruajmë janë shpesh libra, që na kanë pëlqyer. Mendoj se kemi pasur shumë rrallë kritika negative për librat në blogg-un tonë, sepse preferojmë të shkruajmë për libra, që na pëlqejnë."

Në trend librat me vampirë, ose me engjëj

Aktualisht në trend librat me tregime dhe librat për vampirë, apo ëngjëj, pak kohë më parë ishin librat për magjinë. Autorët duan të shkruajnë libra të ngjashëm me Harry Potter, apo ato mbi vampirë të autores Stephanie Meyer. Fundja numri i librave të shitur dëshmon se edhe të rriturit i blejnë gjithnjë e më shpesh këto libra. Mos ndoshta ky fenomen ka të bëjë me faktin se shtëpitë botuese i tregtojnë këto libra si letërsi "all age", pra për të gjitha moshat?

Fotografi: Bilderbox

Kryeredaktori Sascha Pranschke mendon se: "Mendoj se kjo reflekton përshtypjen, që kanë shumë të rinj, se nuk është relevante, nëse një libër klasifikohet si libër për të rinj, apo të për rritur. Dhe kur shtëpitë botuese reagojnë duke shpikur një fjalë të re, nëpërmjet së cilës të dyja grupet janë të gatshme ta bljenë librin, atëherë le ta quajnë All Age, sa kohë shumë njerëz lexojnë, unë jam i kënaqur."

Por redaksia e revistës "Mein Block" nuk impresionohet lehtë nga kopertinat shumëngjyrëshe, apo nga listat e librave 'bestseller'. Dhe ky fakt animon për t'u besuar atyre më shpesh, kur rekomandojnë libra të rinj për bashkëmoshatarët e tyre.

Autor: Verena Specks-Ludwig/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica