1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060911 Uni Sommerpause

7 Shtator 2011

Janë pushimet e verës në Gjermani, por nëse ndokush mendon, që tani universitetet janë të zbrazura, gabohet. Në vende të tjera në pushime universitetet mbyllen, ndërsa në shkollat e larta gjermane zien aktiviteti.

Biblioteka e Fakultetit Juridik, Universiteti i Hamburgut
Biblioteka e Fakultetit Juridik, Universiteti i HamburgutFotografi: DW

Në administratën e Universitetit të Hamburgut, që me 40.000 studentë është universiteti i tretë pë rnga madhësia në Gjermani, punonjësit kanë shumë punë me regjistrimet e reja.  Gjermania e ka hequr shërbimin e detyuar ushtarak, nga ana tjetër edhe shkurtimi i viteve të gjimnazit nga 13 në 12 vjet në disa lande, ka bërë që të dyfishohet numri i maturantëve që vërshojnë drejt shkollave të larta.  Numri i të regjistruarve në semestrin e parë është mjaft i lartë. Në valën e reformës në sistemin e arsimit duket se edhe studentët po mësojnë më shumë në periudhën e pushimeve krahasuar me më parë. 

Georgia Wohlleben drejtuese e bibliotekës qendrore të juridikut, Universiteti i HamburgutFotografi: DW

Rinovohen ambjentet në Universitetin e Hamburgut                                             

Vjen erë gëlqere, nëpër dysheme shtrihen shufra metalike, nga tavani varen kabllot e elektrikut.  Kjo është aktualisht pamja e sallës së leksioneve së degës së filozofisë, që ndodhet në godinën e Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

Marita Vietmeyer: „Këtu do të shtrohet një dysheme e re, tavani gjithashtu do të restaurohet tërësisht, do të instalohet një sistem i ri ndriçimi dhe muret janë suvatuar nga e para.“

Marita Vietmeyer është në dijeni për të gjitha punimet e ndërtimit në universitet. Ajo drejton referatin e planifikimit të ndërtimeve. Aktualisht në korpus ka 30 kantjere ndërtimi. Në godinën e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale kati i parë është bllokuar komplet për shkak të punimeve për rikonstruktimin.  Marita Vietmeyer thotë, se i gjithë ky kat do të riorganizohet. Në të ardhmen këtu do të ndërtohet një pejzazh zyrash transparente dhe një zyrë për studentët.

Salla e leksioneve, Fakulteti i FlozofisëFotografi: DW

Aplikimi i sistemit Bachelor dhe Master intensifikon punën e studentëve

Gjatë semestrit të tilla punime ndërtimi do të ishin të pamundura. Sepse pikërisht sipër këti kati ndodhen sallat e leksioneve. E megjithatë edhe gjatë pushimeve punëtorët e ndërtimit po hasin gjithnjë e më shumë në vështirësi për të gjetur oraret e përshtatshme për të punuar.

Marita Vietmeyer: „Ne kemi tani shumë më tepër data provimesh, nga sa kemi pasur më parë në periudhën e verës. Përpara datat e provimeve ishin ose në fillim, ose në fund të sezonit të pushimeve.“  Qëkurse është aplikuar sistemi Bachelor dhe Master studentëve u duhet të japin më shumë provime. Përveç kësaj ambjentet në universitet gjithnjë e më shumë po përdoren edhe për veprimtari eksterne, sepse në këtë mënyrë universitetet  thithin më shumë para në arkat e tyre.

Edhe në bibliotekën e Fakultetit Juridik ka shumë aktivitet. Orari i zgjatur të hapjes si dhe vendet e bukura e moderne të punës tërheqin në bibliotekë krahas studentëve të juridikut edhe shumë të interesuar të tjerë. Nëpër disa tavolina sheh pirgjet  librave, ndërsa në disa të tjera studentët shkruajnë në Laptop-in e tyre.

Fotografi: DW

Por këtu nuk sheh vetëm studentë që lexojnë. „Çdo qytetar i interesuar mund të shfletojë literaturën juridike të bibliotekës. Por natyrisht që ka studies. Këtu vijnë madje edhe studiues nga jashtë, të cilët janë të interesuar për një literaturë të posaçme.“ Si rrjedhojë këtu kemi aktualisht një intensitet të lartë pune edhe pse është sezon pushimesh, thotë  Georgia Wohlleben, drejtuese e bibliotekës qendrore të juridikut. 

Mensat e universitetit  bosh -  Konviktet plot me studentë

Krejt ndryshe është atmosfera në mensën e Fakutetit të Filozofisë: tavolina të zbrazura, frigoriferë të zbrazur, banakë të zbrazur. Drejtori i Shoqatës së Gastronomisë për shkollat e larta në Hamburg, Michael Gradtke, sqaron: „Arësyeja është, se ne punojmë në varësitë frekuencës së frekuentimit. Kjo do të thotë, që në korpus tani nuk kemi kapacitet të plotë. Normalisht ne u shërbejmë rreth 10.000 klientëve në ditë, ndërsa tani në këtë sezon s'ka kuptim që ta mbajmë haour mensën.“

Michael Gradtke, Drejtori i Shoqatës së Gastronomisë për shkollat e larta në HamburgFotografi: DW

Në korpusin e Universitetit të Hamburgut ka gjithsej tri mensa. E ndërsa në mensë aktiviteti mund të ndërpritet gjatë pushimeve, në sektorë të tjerë të universitetit puna vazhdon me intensitet. P.sh. konviktet këtë verë janë plot. Përpara nuk gjeje këmbë studenti nëpër konvikt gjatë verës, thotë   Michael Gradtke. Sot disa gjëra kan dnryshuar, sepse jo kushdo është në gjendje të financojë udhëtimet për pushime, ose për studentët e huaj kushton mjaft udhëtimi për t'u kthyer për pak kohë në atdhe.

„Njerëzit pjesërisht janë këtu nëpër konvikte dhe studiojnë. Edhe ne e vërejmë, që ka gjithnjë e më shumë studentë, të cilët nuk shkojnë vetëm në party e me pushime, por vërtetë studiojnë.“

Deri në mes të tetorit në Universitetin e Hamburgut duhet të kenë përfunduar punimet për rinovimin. Atëherë nis semestri dhe ambjentet e universitetit duhet të jenë gati për të përballuar valën e të saporegjistruarve.

Autor: Janine Albrecht / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica