1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ç'pritet pas bisedimeve të Berlinit për Ukrainën?

16 Dhjetor 2025

Në Berlin u zhvilluan dy ditë me radhë bisedime për një zgjidhje paqeje për Ukrainën. Ç'rezultate arritën bisedimet? Dhe cilët janë hapat e mëtejshëm?

Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane me Volodymyr Zelenskin në Kancelarinë Federale : Presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri polak Donald Tusk, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Steve Witkoff, Jared Kushner, kryeministri italian Giorgia Meloni, rreshti i parë nga e majta, Onas Gahr, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Ursula von der Leyen, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministri suedez Ulf Kristersson, rreshti i fundit nga e majta,
Në Berlin u zhvilluan dy ditë me radhë bisedime për një zgjidhje paqeje për Ukrainën.Fotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Në një deklaratë të përbashkët mbështetësit evropanë të Ukrainëspërcaktuan pikat kryesore se si mund të sigurohet një armëpushim i mundshëm dhe një paqe afatgjatë në Ukrainë. Kjo pritet të arrihet përmes stacionimit të një force shumëkombëshe të udhëhequr nga Evropa dhe të mbështetur nga SHBA-ja. Kjo forcë do të ndihmonte në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës si dhe përmes "operacioneve brenda Ukrainës". Deklarata përmend gjithashtu një mekanizëm të udhëhequr nga SHBA-ja për mbikëqyrjen e armëpushimit, megjithëse nuk jep detaje mbi zbatimin e tij. Për ushtrinë e Ukrainës në dokument propozohet për kohë paqeje një trupë prej 800.000 vetësh. Deklarata parashikon gjithashtu investime për rindërtimin e Ukrainës.

Përveç palës gjermane në bisedimet dy-ditore morën pjesë delegacioni ukrainas i kryesuar nga Presidenti Volodymyr Zelenski, si dhe përfaqësues të shumtë nga BE-ja dhe shtete të tjera evropiane.Fotografi: Tobias Schwarz/AFP

Deklarata u nënshkrua nga kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe nga Franca, Britania e Madhe, Polonia, Italia, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Suedia, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Kush mori pjesë në bisedime?

Përveç palës gjermane nën drejtimin e kancelarit Merz,në bisedimet dy-ditoremorën pjesë delegacioni ukrainas i kryesuar nga Presidenti Volodymyr Zelenski, si dhe përfaqësues të shumtë nga BE-ja dhe shtete të tjera evropiane. Ndër ta ishin Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe krerët e qeverive të Danimarkës, Norvegjisë, Polonisë, Holandës, Italisë dhe Suedisë. Në Berlin ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte si dhe një delegacion amerikan, në të cilin bënin pjesë i Dërguarin Special Steve Witkoff dhe dhëndri dhe këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Trump tha se u qe bashkuar diskutimeve me telefon të hënën. Në bisedime nuk mori pjesë asnjë përfaqësues rus.

SHBA dëshiron të zhvillojë me Rusinë konsultime lidhur me rezultatet e bisedimeve të Berlinit mbi Ukrainën. Kur dhe si do të ndodhë kjo mbetet e paqartë.Fotografi: Ukrainian Presidential Press Service/REUTERS

Çfarë do të ndodhë më tej?

SHBA dëshiron të zhvillojë me Rusinë konsultime lidhur me rezultatet e bisedimeve të Berlinit mbi Ukrainën. Kur dhe si do të ndodhë kjo mbetet e paqartë.

Nga ana evropiane është planifikuar që samiti i radhës i BE-së që zhvillohet të enjten në Bruksel, do të përqendrohet kryesisht në mosmarrëveshjen mbi asetet e ngrira ruse. Fjala është për asete me vlerë prej më shumë se 200 miliardë euro, me të cilat BE synon të mbështesë Ukrainën. Gjermania e mbështet këtë plan. Kurse Belgjika deri tani është kundër këtij hapi. Qeveria belge sheh rreziqe ligjore dhe financiare dhe ka frikë nga masat hakmarrëse nga Rusia.

Shumica e aseteve të ngrira në BE, afërsisht 185 miliardë euro, menaxhohen nga kompania belge Euroclear. Rusia ka ngritur tashmë padi kundër ofruesit të shërbimeve financiare për të parandaluar BE-në të hyjë në fondet e saj që mbahen atje.