1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Gazetaresk i Parlamentit të Komisionit Evropian në kategorinë e radios

17 Nëntor 2011

Nderohet reportazhi i gazetarit gjerman Wurzel "Refugjatë, trafikantë dhe gardhe" që përshkruan, se si sillet dhe i trajton BE-ja refugjatët në kufijtë e saj, sidomos në kufirin greko-turk.

Child immigrants stand behind a fence at a detention center in the northeastern Greek village of Filakio near the Greek-Turkish border on Friday, Nov. 5, 2010. For the first time, the EU's border agency Frontex is deploying rapid intervention teams, and the 175-strong force arrived with officers drawn from 26 countries. Greek authorities reported 45,000 illegal border crossings in just the first half of this year, according to European border authorities. (AP Photo/Nikolas Giakoumidis) Für Projekt Destination Europe Die Überfahrt
Në kufirin turko-grekFotografi: AP

Korrespondenti i radios për ARD-në në Stamboll, Steffen Wurzel, i cili punon pranë Südwestrundfunk dhe producenti i studios së ARD-së në Stamboll, Mehmet Uksul, morën Çmimin Gazetaresk të Parlamentit të Komisionit Evropian në kategorinë e radios. Së bashku, ata u nderuan për reportazhin e Wurzelit "Refugjatë, trafikantë dhe gardhe". Në këtë reportazh gazetari 31-vjeçar përshkruan, se si sillet dhe i trajton BE-ja refugjatët në kufijtë e saj, sidomos në kufirin greko-turk. Vitin e kaluar përmes këtij kufiri ka pasur kryesisht refugjatë nga Afrika e Veriut që janë përpjekur për të hyrë nga Turqia në BE.

Fotografi: picture alliance / dpa

Në kufirin grek kontrollon në emër të BE-së Agjencia për Mbrojtjen e kufirit Frontex. Steffen Wurzel ka intervistuar si rojet e kufirit dhe refugjatët dhe pasqyron mjaft bukur fatet, ndjenjat dhe ngjarjet në kufirin e jashtëm të BE-së. Juria evropiane e përbërë nga gazetarë dhe deputetë e quajti këtë reportazh "një pjesë të shkëlqyer të punës gazetareske." Autori ka gjetur disa partnerë shumë interesantë për intervistat dhe me përshkrimet e tij ka krijuar një atmosferë pothuajse kinematografike.

Fotografi: picture alliance/dpa

Çmimin Evropian për Gazetari u shpërnda këtë vit për herë të katërt dhe shoqërohet me 5.000 €. Parlamenti Evropian vlerëson me të gazetarë që trajtojnë çështje madhore evropiane apo që me punën e tyre ndihmojnë për të përmirësuar të kuptuarit e Evropës në tërësi.

Steffen Wurzel u lind në 1979 në Rastatt. Që gjatë shërbimit civil dhe kohës së studimeve për histori, ai ka punuar si prezantues dhe gazetar për emisionin DASDING, vala e të rinjve në Südwestrundfunk. Pas stazhit të tij në SWR (2006-2008) ai ka punuar si redaktor lajmesh, autor dhe moderator. Që nga maji 2010, Steffen Wurzel raporton për radio ARD si korrespondent i SWR nga Stambolli dhe Athina.

Mehmet Uksul ka lindur në Frankfurt dhe punon për shumë vite si producent për ARD në Stamboll. Ai hulumton shumë nga temat e studios së ARD dhe mbështet korrespondentët që shkojnë atje.43-vjeçari punon si gazetar, përkthen libra dhe punon edhe për gazetat turke.

Autor: dpa/dw; P. Pani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW