1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel alternativë-ide e publicistit Jacob von Uexküll & Bisedë me eksperten e OKB-së për të drejtat njerëzore

17 Shtator 2010

Ishte një ide e publicistit gjermano-suedez Jacob von Uexküll. I nxitur nga dëshira e fundit e Alfred Nobelit, për t'u dhënë përgjigje pyetjeve më urgjente të njerëzimit, ai dhuroi një pjesë të pasurisë së tij për të nderuar angazhimin e personave dhe organizatave të veçanta për angazhimin e tyre kundër shkatërrimit të natyrës, kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe kundër prapambetjes. Që prej vitit 1980 çmimi i shoqëruar me 50.000 euro jepet çdo vit në muajin dhjetor. Në juri bëjnë pjesë personalitete të shquara dhe aktivistë nga e gjithë bota. Daniel Scheschkewitz mbi çmimin, pesha morale e të cilit i ka dhënë influencë në të gjithë botën megjithë historinë e shkurtër.

Uji i pastër dhe pajisjet hidrosanitare bëjnë pjesë tek të drejta njerëzore. Por për miliarda njerëz kjo e drejtë mbetet ende një ëndërr. Për këtë arsye Kombet e Bashkuara kanë ngarkuar një eksperte të pavarur, e cila ndjek zbatimin e kësaj të drejte dhe pengesat në realizimin e saj në shumë shtete të botës. Këtë javë ajo raportoi në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut mbi këtë çështje. Ulrike Mast-Kirschning bisedoi me eksperten e OKB-së, Catarina de Albuquerque.

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë