1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100910 Nobelpreis alternativ

14 Shtator 2010

Ishte një ide e publicistit Jacob von Uexküll. I nxitur nga Alfred Nobeli, ai dhuroi një pjesë të pasurisë për të nderuar angazhimin e personave dhe organizatave kundër shkatërrimit të natyrës dhe kundër prapambetjes.

Jakob von Uexkull themeluesi i Çmimit Nobel alternativ.
Jakob von Uexkull themeluesi i Çmimit Nobel alternativ.Fotografi: AP

Që prej vitit 1980 çmimi i shoqëruar me 50.000 euro jepet çdo vit në muajin dhjetor. Në juri bëjnë pjesë personalitete të shquara dhe aktivistë nga e gjithë bota. mbi çmimin, pesha morale e të cilit i ka dhënë influencë në të gjithë botën megjithë historinë e shkurtër.

Çmimi Nobel alternativ në të vërtetë nuk ka të bëjë farë me çmimin e mirëfilltë Nobel. Ai është themeluar nga filatelisti suedezo-gjerman dhe ish anëtari i Parlamentit Evropian Jakob von Uexküll. Çmimi në të vërtetë përbëhet nga tre çmime, secili i shoqëruar me një shpërblim financiar prej 50.000 eurosh dhe një çmim nderi. Ai u jepet personave, organizatave dhe përfaqësuesve të lëvizjeve të cilët angazhohen me veprime konkrete apo modele për mënyra dinjitoze jetese. Çmimit i paraprin një histori: Jacob von Uexküll në fund të viteve '70 donte të iniciionte një çmim Nobel në mbrojtjen e ambjentit. "Përse të mos kemi një çmim ekologjik? A nuk është sot kjo më e rëndësishmja, pra ruajtja dhe shpëtimi i mjedisit tonë natyror? M.q.s. unë jam rritur në Suedi, e di se kur dikush merr çmimin Nobel merret seriozisht në të gjithë botën, edhe në fusha të tjera. Dhe kjo për mua ishte një shtysë. Në mënyrë që të merret seriozisht edhe nga komiteti i çmimit Nobel unë kam ofruar paratë dhe për këtë shita koleksionin tim të pullave."

Teologu brazilian Leonardo Boff ka marrë çmimin më 2001.Fotografi: Marcello Casal Jr./ABr

Ata jetojnë në natyrë

Por komiteti i çmimit Nobel e refuzoi ofertën duke falenderuar. Atëherë von Uexküll ngriti jurinë e tij me personalitete të angazhuara, të cilat vijnë nga të katër anët e globit dhe shumë shpesh nga fusha praktike: "Mbajtësit e çmimit tonë, kandiatët për çmimin tonë, anëtarët e jurisë sonë janë shpesh njerëz që vijën nga qendra e jetës. Ata jetojnë në 'slums', tek të varfërit, jashtë në natyrë."

Për shembull mbajtësi i çmimit në vitin 2001, Leonardo Boff.: "Ai angazhohet për njerëzit pa të drejta në Amerikën Latine dhe në shkrimet e tij të shumta flet për lidhjen mes spiritualitetit, drejtësisë sociale dhe përgjegjësisë ekologjike."

Apo rrjeti izraelit për paqe Gush Salom me themeluesit e tij Urs dhe Rachel Avnery: "Ata angazhohen prej vitesh me kurajo të madhe për pajtimin mes Izraelit dhe popullit palestinez."

Çmim për angazhim aktiv

Çmimi alternativ Nobel, ndryshe nga çmimi zyrtar nuk jepej në radhë të parë për kontributet shkencore, por për angazhimin aktiv nga i cili buron gjithnjë edhe një apel moral. Kështu edhe çmimi dhënë në vitin 2008 mjekes Monica Hauser, për angazhimin e saj në ndihmë të grave, viktima të përdhunimit gjatë luftës së Bosnjes. "Pasi ky çmim tregon alternativat sociale dhe nderon lëvizjet të cilat kanë sjellë një ndryshim në botë."

Fillimisht i vlerësuar pak si një objekt prestigji i një idealisti të marrë, çmimi Nobel alternativ me kalimin e viteve fitoi njohje gjithnjë e më të madhe. Në vitin 1985 von Uexküll u ftua ta dorëzonte çmimin në parlamentin suedez. Çmimi Nobel alternativ po merrej gjithnjë e më seriozisht edhe në qarqet e politikanëve.

Hermann Scheer, president i EUROSOLAR-itFotografi: presse/Hermann Scheer

Në radhën e mbajtësve të çmimit me aktivisten për ambjentin Petra Kelly, kërkuesin në fushën e energjisë diellore Hermann Scheer apo biologun nga Gjermania Lindore Michael von Succov ishin vazhdimisht edhe gjermanë.

Çmim reflektimi

Succov e mori çmimin në vitin 1997 në shenjë njohjeje për meritat e tij në ngritjen e rezervateve për mbrotjen e natyrës në Gjermaninë Lindore, Evropën Lindore dhe Azi. "Është një çmim madhështor, ndoshta më i rëndësishmi që një qytetar i globit merr nga qytetarët e tjerë të globit, pasi ai i përgjigjet asaj që unë ndiej, mendoj dhe dua. Pra jo një çmim Nobel që nderon përparimin shkencor dhe e nxit atë të ecë përpara duke kontribuar në përpjekjet për t'ia kaluar apo për t'ia hedhur natyrës. Çmimi alternativ Nobel është një çmim për reflektimin se çfarë mund të bëjmë ndryshe."

Njëra nga mbajtëset e çmimit, aktivistja për ambjentin Wangari Maathei deri tani është e vetmja që krahas çmimit alternativ, të cilin e mori në vitin 1984, ka marrë edhe çmimin zyrtar Nobel në vitin 2004. Edhe kjo është një dëshmi tjetër se çmimi alternativ Nobel prej kohësh është etabluar si instancë morale apeli në të gjithë botën.

Autor: Daniel Scheschkewitz/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW