Çmimi Nobel i Paqes 2014 u akordohet aktivistëve për të drejtat e fëmijve dhe të rinjve Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi
10 Tetor 2014
Juria vlerëson angazhimin e tyre kundër shfrytëzimit si dhe për të drejtën e të rinjve për arsimim. Fëmijëve duhet t’u krijohet mundësia të shkojnë të shkollë dhe të mbrohen prej shfrytëzimit, deklaroi Komiteti Nobel.
Reklamë
Nobelistë të paqes në dhjetë vitet e fundit...
Çmimi Nobel i Paqes 2017 i akordohet Nismës ndërkombëtare për Çarmatimin Atomik , ICAN
Fotografi: AP
Çmimi Nobel i Paqes 2017 i akordohet Nismës ndërkombëtare për Çarmatimin Atomik , ICAN
Nisma Ndërkombëtare për çarmatimin Atomik (ICAN) vlerësohet me Çmimin Nobel të Paqes "për përpjekjet e saj udhërrëfyese", për arritjen e ndalimit të armëve bërthamore. Këtë e deklaroi kryetari i Komitetit Nobel në Oslo, Berit Reiss-Anderson. "Ne jetojmë në një botë, në të cilën rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është më i madh se prej shumë kohësh më parë."
Fotografi: Reuters/D. Balibouse
Presidenti I Kolumbisë Juan Manuel Santos nderohet me çmimin prestigjoz për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës civile në vend.
Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos nderohet me çmimin prestigjoz për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës civile në vend, komunikoi juria në Oslo. Pavarësisht dështimeve të marrëveshjes së paqes presidenti Juan Manuel Santos asnjëherë nuk i humbi shpresat për paqen në vendin amerikano jugor.
Kuarteti për dialogun kombëtar për një demokraci pluraliste në Tunizi
Kuarteti i dialogut kombëtar në Tunizi vlerësohet për përpjekjet për një demokraci pluraliste në këtë vend afrikkano-verior gjatë Pranverës Arabe, argumenton juria norvegjeze e Komitetit Nobel në Oslo (09.10). Çmimet Nobel dorëzohen tradicionalisht më 10 dhjetor në Oslo në ditën e vdekjes së shpikësit të dinamitit Alfred Nobel, emrin e të cilit mban fondacioni.
Fotografi: picture alliance/ZUMA Press
Komiteti Nobel: Çmimi Nobel i Paqes 2014 i akordohet aktivistëve për të drejtat e fëmijve dhe të rinjve Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi.
Juria: Vlerësohet angazhimi i tyre për të drejtën e të rinjve për arsimim. Fëmijëve duhet t’u krijohet mundësia për arsim dhe të mbrohen prej shfrytëzimit. 60 vjeçari nga India Kailash Satyarthi ka dëshmuar guxim duke drejtuar shumë demonstrata paqësore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. 17 vjeçarja nga Pakistani Malala Yousafzai prej vitesh angazhohet për të drejtat e vajzave për arsim.
Fotografi: Reuters/Getty Images
OPCW nobeliste e paqes 2013
Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCW) vlerësohet me Çmimin Nobel të Paqes 2013. Këtë e komunikoi Komiteti Nobel në Oslo. Organiazata me seli në Hagë është përgjegjëse për zbatimin e Konventës ndërkombëtare kundër Armëve Kimike të vitit 1997. Kjo organizatë duhet të verifikojë arsenalet e armëve kimike në shtetet që e kanë nënshkruar konventën. Deri tani OPW ka 189 shtete anëtare.
Fotografi: Reuters
Çmimi Nobel i Paqes 2012 i jepet BE-së
Bashkimi Evropian vlerësohet si model i bashkëpunimit paqësor të shteteve. BE ka ndihmuar në forcimin e paqes dhe demokracisë në Evropë. Thorbjörn Jagland, kryetari i komitetit pesë antëarësh të Çmimit Nobel, dhe Geir Lundestad, drejtor i Institutit Nobel, prej disa vitesh kanë mbështetur propozimin për vlerësimin e BE-së me këtë çmim.
Fotografi: A. Ghasemi
2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile
Për angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e gruas dhe luftën paqësore për demokraci e tolerancë në vendet e tyre në vitin 2011 u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes tri gra (nga e majta në të djathtë): aktivistja liberiane e paqes Leymah Gbowee, luftëtarja jemenite për demokracinë Tawakkul Karman dhe presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.
Fotografi: dapd
2010 Liu Xiaobo
Shkrimtari kinez Liu Xiaobo mori në vitin 2010 Çmimin Nobel për Paqen. Disidenti dhe bashkëiniciuesi i "Kartës 08" aktualisht vuan dënimin me 11 vjet burg për bindjet e tij politike. Komiteti i Çmimit Nobel e nderoi Xiaobonë për "luftën e tij të gjatë, paqësore për të drejtat themelore të njeriut në Kinë".
Fotografi: picture-alliance/dpa
2009 Barack Obama
Në dhjetor të vitit 2009 Barack Obama mori gjatë një vizite të shkurtër në Oslo Çmimin Nobel për Paqen. Shumë kritikë ishin të një mendje, se presidenti amerikan e mori shumë herët dhe paraprakisht nderimin e papritur. Vërtet ai kishte paraqitur konceptin e tij për një botë pa armë bërthamore, por ende nuk kishte vënë asgjë në jetë.
Fotografi: AP
2007 Al Gore
Dr. Rajendra K. Pachauri, si kryetar i Këshillit Botëror për Klimën dhe Al Gore u nderuan në vitin 2007 për luftën e tyre në mbrojtje të klimës. Çmimi u dha veçanërisht në shenjë nderimi për përpjekjet e tyre për të ndërgjegjësuar opinionin për ndryshimet që njerëzit shkaktojnë në klimë. Ish zëvendëspresidenti amerikan bëri përgjegjës për dështimet në mbrojtjen e klimës SHBA-në dhe Kinën.
Fotografi: AP
10 fotografitë1 | 10
60 vjeçari nga India Kailash Satyarthi duke ndjekur traditën e Gandhi-t ka dëshmuar guxim dhe ka drejtuar shumë demonstrata paqësore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. 17 vjeçarja nga Pakistani Malala Yousafzai, ndonëse mjaft e re, prej vitesh angazhohet për të drejtat e vajzave për arsimim, deklaroki Komiteti Nobel. Ajo është një shembull, se si edhe fëmijët e të rinjtë mund të kontribuojnë për të përmirësuar jetën e tyre.