1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimin Nobel të Fizikës e marrin një gjerman dhe një francez

A.Brajtshuh9 Tetor 2007

Së bashku me Peter Grynbergun u vlerësua edhe kolegu i tij francez Albert Fert, nga universiteti Paris Sud. Të dy e zbuluan efektin magnetik në vitin 1988 pavarësisht nga njëri-tjetri.

Fizikanti Peter Grünberg në laborator në Jylich
Fizikanti Peter Grynberg në laborator në JylichFotografi: picture-alliance/ dpa - Bildfunk

Nganjëherë edhe gjërat më të thjeshta nuk funksionojnë. Kur Peter Grynbergun (Grünberg) nga qendra e kërkimeve në Jylih e nderojnë me Çmimin Nobel të vitit 2007 për Fizikën, dhe kur kolegë nga televizioni suedez i telefonojnë për ta uruar, linja telefonike nuk funksionon si duhet, pra rruga e vjetër e komunikimit:

Linja nuk punon

Peter Grynbergu nuk arriti të kuptonte gjë, shumë njerëz qenë rreth e rrotull tij, për ta uruar, dhe prandaj u bë prova e dytë: a e kishte pritur ai çmimin: Sërish asgjë, komunikimi nuk funksionoi, më parë u desh që dikush të mbyllte derën. Pastaj, në provën e tretë Peter Grynbergu më në fund u pozicionua: "Tani, i kam marrë ca çmime përpara dhe njerëzit thoshin gjithmonë, tani mungon vetëm çmimi Nobel. Në këtë kuptim, pritej, por natyrisht që ishte surprizë. Zhvillimi i kompjuterave vitet e fundit tregon në fakt se zbulimi im ishte një kontribut i madh për kompjuterat dhe për të gjitha ato që lidhen me ta."

Francezi Albert Fert ndan Çmimin Nobel me gjermanin Peter GrynbergFotografi: AP

Zbulim pavarësisht nga njëri tjetri

Që shpallja e çmimit nisi me një zvarritje kohore, sepse ishte prishur një siguresë. Dhjetë minuta më vonë se qe planifikuar, Gunnar Ekuist (Öqvist), sekretar i përhershëm në Akademinë Mbretërore të Shkencave në Stokholm doli para mikrofonëve.

Medalja e Çmimit Nobel ka vlerën 1,1 milionë EUROFotografi: AP

Me Grynbergun u vlerësua edhe kolegu i tij francez Albert Fert, i universitetit Paris Sud. Të dy e zbuluan efektin magnetik në vitin 1988 pavarësisht nga njëri-tjetri. Në sajë të këtij zhvillimi dhe të së ashtuquajturës rezistencë gjigante magnetike të lidhur me të, hard-disqet e kompjuterave kanë sot një kapacitet kaq të madh. Kështu që vendimi i komitetit të Nobelit merr parasysh edhe shërbimin që u është bërë konsumatorëve.

Si të gjitha çmimet e tjera, edhe çmimi për fizikën shoqërohet me 10 milionë krona suedeze, të barabarta me 1,1 milionë EURO. Grynbergu dhe Fert-i e ndajnë me njëri-tjetrin çmimin. Së bashku me një çertifikatë dhe një medalje, çmimi do të dorëzohet më 10 dhjetor në Stadshuset-in e Stokholmit.