1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ëndërr për të parë botën - Studentët maqedonas marrin karta ndërkombëtare studentore

12 Shkurt 2011

Studentët e fakultetit të turizmit në Ohër pajisen me karta ndërkombëtare identifikimi. Kartat elektronike janë pjesë e Sistemit Evropian të Transferave të Kredive. Me to studentët mund të vizitojnë qytete evropiane.

Studentë të Universitetit të ShkupitFotografi: Petr Stojanovski

Karta ISIC si pjesë e Sistemit Evropian të Transferave të Kredive dhe parimeve të Bolonjës për studim, mbërriti edhe në qytetin e Ohrit. Në këtë mënyrë, Universiteti i Manastirit "Shën Klimenti i Ohrit", në kuadër të të cilit është fakulteti i Turizmit dhe Mikpritjes, i thanë lamtumirë kartave të vjetra studentore për identifikim.

Kartat e reja me kod identifikues të vetë studentëve paraqesin mundësinë që në të ardhmen në vend dhe jashtë vendit studentët të blejnë dhe të përdorin shërbimet me çmime shumë më të ulëta " thotë Sasho Korunovski dekan i Fakultetit për Turizmëm dhe Mikpritje. "Gjatë blerjes së biletave ajrore, pastaj kemi ulje të mëdha të çmimeve për të hyrë në muzeume, etj. Kjo kartë identifikimi paraqitet në çdo universitet ku do të shkohet."

Kartat kontrollojnë praninë e studentëve në leksione

Me kartat e reja ISIC mund të kontrollohet edhe frekuentimi i leksioneveFotografi: picture-alliance/ dpa

Për shkak të një software specifik, kartat garantojnë edhe sigurinë pjesëmarrjes në leksione, si një element shumë i rëndësishëm për studime, shtoi Korunovski: "Kemi instaluar aparate përmes të cilave sigurojmë kontrollen dhe praninë e studentëve në ligjërata si dhe mbajmë evidencën për cilësinë e mësimdhënies që mbajnë ligjëruesit tanë." sqaron Dean Korunovski.
Turizmi është dega kryesore për ne, mendon ai duke përmendur procesin, përmes të cilit pritet të merret një çertifikatë botërore për cilësinë, nga Organizata Botërore e Turizmit.

Edhe në Ohër vijnë studentë të huaj

Dekani Korunovski shprehet se janë pranuar edhe studentë nga vdenen evropiane, që duan të punojnë për përgatitjen e doktoraturës. "Por ne bëjmë edhe shkëmbime me universitetet në Gjermani, Francë dhe shumë vende evropiane. Shkëmbimin e personelit dhe të studentëve në veçanti e bëjmë me universitetet gjermane në Ebersvald dhe Hajden. "

Fakulteti ka vizion të qartë për pajisjen e studentëve me diploma të përbashkëta me universitetet gjermane. Dekani Korunovski shpreson se nga viti i ardhshëm kjo dëshirë do të realizohet. "Kur të marrim diploma të përbashkëta nga universitetet e njohura botërore, ne do të arrijmë një shkallë më shumë në arsimin tonë," thotë ai.

Pas skepticizmit fillestar, studentët duan të pajisen me karta elektronike. Për vetëm 400 denarë ata do të kenë avantazhe të mëdha. Rreth 600 studentë të cilët posedojnë kartela, presin që të përfitojnë jo vetëm jashtë shtetit, por edhe në Ohër, pohon Darko Makismovski, cili është kryetar i Parlamentit Studentor. "Ne kemi filluar të organizohemi edhe në qytetin e Ohrit. Kërkojmë mundësi që për studentët me kartela të ketë ulje të çmimeve, në supermarkete, në dyqane, klube, sallonet e bukurisë dhe palestra sportive. "

Studentët dëshirojnë të kenë Evropën në pëllëmbë të dorës

Në Ohër vijnë edhe studentë- miq nga e gjithë EvropaFotografi: Petr Stojanovski

Pas izolimit shumëvjeçar dhe heqjen e regjimit të vizave, karta elektronike është një tjetër lajm i mirë për të studentët, të cilët janë të etur të paktën për pak kohë të dalin nga Maqedonia. Kështu pra ne do të shohim se si jetojnë të tjerët, tha Kristina, studente e vitit të parë nga Sveti Nikolla. "Kartat janë një gjë shumë mirë. Ekzistojnë në gjithë botën, dhe përfundimisht arritën edhe tek ne. Kam dëshirë të vizitoj Parisin, Berlinin ... të shetis në Itali, Japoni. T'i njoh së afërmi ato vende, të vizitoj monumentet e kulturës. Mua personalisht më intereson jeta e atjeshme. Kjo është një mundësi e mirë për të mësuar më shumë gjuhë, për të takuar miq të rinj. Atje të kuptuarit dhe temperamenti është më ndryshe. Jeta është atje më e ndryshme se sa ketu. "

Edhe një studente tjetër, Ana ëndrron që sa më shpejt të vizitojë botën. "Standardi i jetës është më i lartë atje. Këtu edhe të punosh nuk mund të marrësh më shumë se 150-200 euro. Atje mund të marrësh më shumë, gjithsesi se është një ndryshim".

Sinqerisht thënë unë do të dëshiroja që me kartën elektronike të shëtisë Evropën, thotë Darko: "Përmes televizionit dhe internetit kam parë vende të ndryshme historike si Kullën e Ejfelit, Portën e Triumfit, Portën e Brandenburgut, Murin e shembur të Berlinit, Koloseumin në Romë. Tani unë dëshiroj t'i vizitoj këto vende për së afërmi dhe të përjetoj ndjenjën se si është të jesh pranë atyre".


Millço Jovanovski/Qeriman Bekteshi
Redaktoi: Lindita Arapi