1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

1 Maji në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

2 Maj 2010

Aktivistë të sindikatave në Shqipëri shprehen se ka një sërë vështirësish me të cilat haste anëtarësia e tyre. Ata përmendin largimet e pamotivuara nga puna, mosekzistencën e kontratave individuale e kolektive, rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit, ilaçeve...

Kosova vazhdon të jetë vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në rajon. Mbi 40 për qind e popullsisë dy milionëshe llogaritën të papunë. Në Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve më 1 Maj, në Kosovë organizohen protesta. Mungesa e ligjit të punës ka bërë që në Kosovë të regjistrohen shkelje e të drejtave të drejtat e punëtorëve.

Të rinjtë në Maqedoni po përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar vende të punës. Diploma e fakultetit atyre nuk u siguron një perspektvë të sigurtë. Lidhjet familjare, apo politike ndihmojnë më shumë gjatë punësimit dhe kjo situatë është e papërballueshme, thonë të rinjtë.

Autor: Arben Muka/Bekim Shehu/Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani