1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

10 arsye për t'u dashuruar me landin NRW

23 Nëntor 2023

Nordrhein-Westfalen (NRW) është landi më i populluar i Gjermanisë dhe ka një larmi perlash arkitekturore dhe atraksionesh kulturore.

Dyseldorfi, kryeqyteti i landit NRW
Dyseldorfi, kryeqyteti i landit NRWFotografi: Shotshop/picture alliance

Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori dhe në të gjenden një sërë veprash madhështore arkitekturore, si historike, ashtu dhe moderne. Po ashtu ky land ofron një sërë traditash si karnalavet apo mundësi për aktivitete në natyrë. 

Dyseldorfi, që është edhe kryeqytet i këtij landi spikat me arkitekturën e tij avantgardiste. Për shekuj me radhë Dyseldorfi dhe fqinji i tij Këlni kanë qenë "rivalë miqësorë”. Kur bëhet fjalë për biznes, art apo edhe traditë, qytetet gjermane perëndimore janë të prirura të tejkalojnë njeri-tjetrin.

Dyseldorf: Kompleksi i ndërtesave Gehry (në qendër) dhe Porti i MediaveFotografi: Imago/imagebroker

Për sa i përket arkitekturës moderne, Dyseldorfi në krahasim me Këlnin ka mjaft ndërtesa moderne si Kulla e Rinit, ndërtesat Gehry (në qendër) dhe Porti i Mediave.

Katedralja e Këlnit

Pika më e famshme historike e qytetit, Katedralja e Këlnit është e njohur në të gjithë botën. E ngritur pothuajse 160 metra lartësi, ajo dominon horizontin. Themelet u hodhën në vitin 1248, por katedralja nuk u përfundua deri në shekullin e 19-të.

Brenda, Faltorja e Tre Mbretërve, një kryevepër e punuar në ar dhe që thuhet se përmban eshtrat e Tre të Urtëve, ia vlen të vizitohet.

Qyteti i Katedrales

03:59

This browser does not support the video element.

Karnavalet në rajonin e Renanisë

Çdo vit, karmavalistët pushtojnë qytetet përgjatë Rinit në prag të "Së mërkurës së hirirt (djegia e maskave)”. Miliona njerëz vishen me kostume shumëngjyrëshe dhe festojnë në rrugë dhe në bare.

Karnavalistë dhe në sfond Katedralja e KëlnitFotografi: Christoph Hardt/Panama Pictures/IMAGO

Gjërat bëhen veçanërisht të bukura në qytetin e Këlnit, i cili organizon paradën më të madhe të së hënës së trëndafilave në Gjermani: Rreth 12,000 karnavalistë parakalojnë nëpër rrugë, duke hedhur ëmbëlsira për të pranishmit. 

Ish-zona qeveritare në Bon

Pamje e BonitFotografi: Hady Khandani/JOKER/picture alliance

Një tjetër qytet i veçantë në rajonin perëndimor gjerman është Boni. Ai e përjetoi kulmin e tij si kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore nga periudha e pasluftës deri në ribashkimin në vitin 1990. Disa nga ndërtesat e vjetra qeveritare tani janë të hapura për publikun për vizita, ndërsa të tjerët kanë ruajtur funksionin e tyre si qendra ministrore. 

Hiking në malet Eifel

NRW nuk tërheq vetëm njerëz të apasionuar pas qytetit, është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e natyrës. Me peizazhet e tij të larmishme, vargmali Eifel është zgjedhja e parë për shumë persona në mesin e entuziastëve të çiklizmit dhe ecjes.

Parku kombëtar EifelFotografi: Eibner-Pressefoto/picture alliance

Parku kombëtar krenohet me mbrojtjen e tri zonave: ujit, kafshëve të egra dhe pyjeve. Janë identifikuar më shumë se 7,800 specie kafshësh dhe bimësh, nga të cilat një e katërta janë renditur si të rrezikuara.

Katedralja në Aachen

Në vitin 1978, katedralja e Aachen-it u bë ndërtesa e parë gjermane që u rendit si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Me porosi të Karlit të Madh, themelet e katedrales u hodhën në vitin 796.

Katedralja e AachenitFotografi: Stefan Ziese/Zoonar/picture alliance

Thesari i Katedrales së Aachen-it strehon bustin e famshëm të shekullit të 14-të të Karlit. Vetë udhëheqësi varroset në kishë.

Çiklizëm në Mynster

Kur bëhet fjalë për çiklizmin, Mynsteri kryeson. Qyteti me 300,000 banorë, me sa duket shtëpia e 400,000 biçikletave, është sinonim i çiklizmit, siç shihet në këtë fotografi të sheshit Prinzipalmarkt. Unaza e shëtitores, e cila rrethon qytetin, është e kufizuar për këmbësorët dhe çiklistët. Me më shumë se 55,000 studentë, Mynsteri është gjithashtu një qytet i njohur universitar. 

Mynster: Zonë e rezervuar vetëm për këmbësorët dhe çiklistëtFotografi: Friso Gentsch/picture alliance/dpa

Anacia Corvey

Abacia Corvey e Höxter, dikur shtëpia e murgjve benediktinë, tani është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Është një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës karoliniane.

Abacia Corvey e HöxterFotografi: Peter Schickert/dpa/picture alliance

Biblioteka Princely e manastirit, ku poeti Hoffmann von Fallersleben dikur ka punuar si bibliotekar, krenohet me një koleksion prej 75,000 librash. 

Zhytje në një ish-fabrikë dhe minierë qymyri 

Kompleksi Industrial i Minierave të Qymyrit Zollverein është një magnet për vizitorët. Vendi dikur strehonte një nga minierat më të mëdha të qymyrit dhe fabrikat e koksit në Evropë.

Kompleksi ZollvereinFotografi: Federico Gambarini/dpa/picture alliance

Sot, ky kompleks ashtu si Katedralja Aachen-it dhe Abacia Corvey, është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërtesat e vjetra industriale tani janë qendra arti dhe kulture dhe pishina në vend tërheq masa të mëdha gjatë verës.

Futbolli midis Rinit dhe Ruhrit

Zona e Ruhrit është gjithashtu e famshme për futbollin; supozohet se këtu ka më shumë lojtarë të rregullt se kudo tjetër në Gjermani. Ekipet e mëdha, si Dortmundi dhe Këlni, janë të njohura në të gjithë botën. Një takim i dy ekipeve është një ngjarje që nuk duhet lënë pa u ndjekur!