151209 100 Jahre Borussia Dortmund
18 Dhjetor 2009Kjo përkon edhe me jubileun e tyre këtë vit. Ata festojnë këtë të shtunë (19.12) 100 vjetorin e themelimit të klubit. Në Borsigplatz, në veri të Dortmundit, në të dielën e katërt të dhjetorit 1909 u formua Borusia. 18 nxënës nga dashuria për futbollin dhe protesta, që kishin për kryetarin e zonës, i cili donte ta ndalonte lojën e futbollit, themeluan klubin e Borusias.
Vitet 50' më të lavdishmet për Borusian
Në vitet 50 Borusia e Dotmundit u bë një ekip me emer. 1956, 1957 dhe 1963 u shpallën kampion të Gjermanisë, si dhe në 1965 fituan Kupën e Republikes dhe kulmin e arritën me fitoren e kupës së kupave kundër Liverpulit në vitin 1966. Për lojtarin e kombëtares Aki Schmidt, i cili erdhi tek Dortmundi në vitin 1956, ky do të ishte titulli më i bukur:
“Ne udhëhoqëm 1-0. Sigi Held shënoi. Ne udhëhoqëm deri 8 minuta para mbarimit, kur anglezët shënojnë golin e barazimit 1-1. Në këtë kohë mendova se nuk mund ta fitonim kurrë ndeshjen, kur për fat erdhi gjuajtja e Libudës ( Rheinard "Stan" Libuda). Ishte një pasim i gjatë nga ana ime rreth 40 apo 50 metra për Sigi Held, i cili duhet të kishte shënuar, por shënon Libuda dhe ne fituam Kupën e Europës. Pritja, që iu bë ekipit, ishte e përmasave të mëdha“.
E paimagjinueshme ishte dhe rënia e Dortmundit nga kategoria vetëm 6 vjet pas fitores së kupës, si dhe kolapsi financiar.
Mbas 4 vjetësh kthehet Borusia përsëri në Bundesligën gjermane. Në vitin 1988 përsëri Borusia ishte pranë rënies nga kategoria. Në ndeshjen e dytë kundër Fortunës së Këlnit, pak para mbarimit të lojës, djemtë arrijnë të shënojnë. Dhe kështu u desh të luhej ndeshja e tretë, të cilën Dortmundi e fitoi bindshëm 8-0. Ky ishte dhe sinjali për vitet e lavdishme që do të vinin pas, duke filluar me fitimin e Kupës në vitin 1989 në ndeshjen kundër Werder Bremenit.
Në fillim të viteve 90-të Borusia punëson dy njerëz jo shumë të njohur deri në atë kohë: Michael Maier si menaxher dhe Otmar Hitzfeld si trajner. Këta morën nga Italia shumë lojtarë të kombëtares gjermane dhe arritën, që mbas 32 vjetësh, në vitin 1995 të shpallen Kampion të Gjermanisë. Kjo u arrit pikërisht në javën e fundit të kampionatit në lojën kundër Hamburgut. Lars Ricken, në atë kohë 19 vjeçar në rradhët e Borusias kujton:
Pas 32 vitesh krizë, rikthehet suksesi tek verdhë-zinjtë
“Secili kishte një radio me vete dhe shpesh ngriheshin blloqe të tëra dhe brohorisnin. Nga atmosfera dhe emocionet mund të them se ka qenë ndeshja më e mrekullueshme e imja“.
Në vitin 1996 Dortmundi e mbrojti titullin, në vitin 1997 do të fitojë në Mynih kundër Juventusit Kupën e Kampionëve të Europës, në vitin 2002, Dortmundi do të fitojë përsëri titullin Kampion.
Si gjithmonë rënia e shpejtë nuk lë shumë për të pritur. Lojtarët shumë të paguar dhe rezultatet shumë të këqia në kampionat sollën një mal me borxhe për Borusian, rreth 120 milionë euro.
Në 2004 Dotmundi, i cili qysh prej vitit 2000 merrte pjesë me aksionet e tij në bursë, ndodhej përpara falimentimit.
Norbert Dickel, ish sulmues i Borusias dhe që punon prej vitit 1995 me menaxhimin e klubit kujton:
"Ti udhëtoje për në punë sot dhe mendoje, po nesër a do të punojë përsëri këtu? Ajo, që ndodhi pas, është një punë e mirë e njerëzve përgjegjës, që bënë të mundur shpëtimin e një klubi me traditë, siç është Borusia Dortmund".
Borusia e Dortmundit, me një të ardhme të mirë
Me shumë mundime u arrit shpëtimi i Borusias. Mbas humbjes së finales së Kupës së Gjermanisë në 2008 Borusia afron Jurgen Klop si trajner të saj, i cili me lojtarë të rinj ka formuar një ekip me perspektiva të mira.
Alfred "Aki" Schmidt ish futbollist i Borusias thotë:
"Kjo është një ide mjaft e mirë. Më në fund ka një filozofi, që është e mirë për Borusian dhe të ardhmn e saj".
Autor: Andreas Ziemons/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica