1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

10.000 granata artilerie për Ukrainën

28 Mars 2024

Bundeswehri gjerman i dorëzon Ukrainës 10.000 granata artilerie si pjesë e furnizimeve për luftën ukrainase kundër agresionit rus. Në të ardhmen Ukraina do të marrë shumë më tepër municione.

Municione pranë Bahmutit
Fotografi: Narciso Contreras/AA/picture alliance

Këto ditë Ukraina pret një furnizim të ri nga Gjermania. Bundeswehrii ofron Ukrainës nga rezervat e veta 10.000 granata artilerie. Këtë e bëri të ditur gjeneralmajori gjerman, Christian Freuding për Deutsche Wellen. Dorëzimi i municionit është pjesë e planit me tre faza për furnizimin e Ukrainës, ka thënë Freuding, që drejton shtabin e posaçëm për Ukrainën në ushtrinë gjermane, që kur ka filluar lufta në Ukrainë para dy vjetësh. Nevoja e Ukrainës për municione është e strukturuar në tre faza. Pas fazës së parë, më urgjente, në planin afatamesëm do të mbështetet iniciativa çeke për furnizim me municion të Ukrainës. "Këtu do të marrim përsipër 180.000 fishekë, që janë planifikuar  të ofrohen nga fillimi i verës deri në fund të vitit." Sipas gjeneralmajorit Freuding, Gjermania në plan afatgjatë ka mbyllur edhe një kontratë bilaterale, që parashikon furnizimin e Ukrainës me 100.000 predha artilerie nga tremujori i fundit i këtij viti. Gjeneralmajori Freuding nuk ka bërë të ditur se me cilin vend është nënshkruar kontrata.

Çekia ia ka dalë të krijojë një iniciativë për blerjen e 800.000 copë municioneve të artilerisë për Ukrainën. Aksionit çek i janë bashkuar 20 vende të NATO-s, mes tyre Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Kanadaja. Ukraina ka nevojë shumë urgjente për municion artilerie, automjete të blinduara luftarakë, për komponentë të aviacionit luftarak, sipas Freuding.

Gjeneralmajori Christian Freuding Fotografi: Nikita Jolkver/DW

Trajnim i ushtarëve ukrainas në Gjermani

Në intervistë me Deutsche Wellen, gjeneralmajori Christian Freuding bëri fjalë për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Gjermani. Në vitin e kaluar janë trajnuar 10.000 pjesëtarë të forcave të armatosura ukrainase në poligone ushtarake gjermane. Në muajt e parë të këtij viti 3000 deri në 4000 ushtarë të tjerë ukrainas. Gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes në Gjermani është e gatshme të ofrojë  trajnim edhe për më shumë ushtarë ukrainas. "Prioritet ka trajnimi për sisteme armësh që ne iu vëmë në dispozicion forcave ukrainase, si trajnimi taktik, trajnimi i përdorimit të sistemeve por edhe ai teknik, për t'i mirëmbajtur dhe riparuar ato", ka thënë Freuding. Sipas tij ka shkaktuar habi aftësia e shpejtë e kapjes së lëndës dhe teknikës nga ushtarët ukrainas.

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë