1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110 vjet heqje liri për një ushtar amerikan të akuzuar për krime në Irak

5 Gusht 2007

Uashington: Një ushtar amerikan është dënuar nga një gjykatë ushtarake në SHBA me 110 vjet heqje lirie për përdhunimin dhe vrasjen e një irakianieje 14 vjeçare. Informacioni është bërë i ditur nga burime të ushtrisë amerikane. Ushtari bashkë me shokë të tij ka hyrë me forcë në mars të vitit të kaluar në një shtëpi irakiane në Mahmudija në jug të Bagdadit. Ushtarët kanë vrarë në fillim prindërit dhe vëllezërit e viktimës e më pas 14 vjeçaren. I padituri nuk e ka pranuar akuzën kryesore. Dy ushtarë të tjerë të cilët kanë pranuar fajin janë dënuar me burgim të përjetshëm.