1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

1.2 milionë vetë vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore

5 Korrik 2024

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë. OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement.

Aksident rrugor
Aksident rrugorFotografi: Dominik Totaro/dpa/picture alliance

Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë për grupmoshat 5-29 vjeç. Prandaj OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore dhe ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2030.

"Siguria rrugore nuk është kurrë e përfshirë sa duhet në agjendat politike në shumicën e vendeve. Pasojat e aksidenteve i njohim, por në lidhje me aksionet e ndërmarra për parandalimin, jemi shumë mbrapa” - tha Jean Todt, i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore.

Fushatë për sigurinë rrugore në Tanzani Fotografi: George Okachi/DW

Ai vuri në dukje se çdo vit prej aksideteve rrugore vdesin 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Mbështetje nga mjaft persona me famë

Fushata nisi në New York dhe do të vazhdojë deri në vitin 2025, duke mbuluar më shumë se 1000 qytete në 80 shtete të botës, përmes reklamave rrugore, medias sociale dhe platformave të tjera.

1.2 milionë vetë vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore Fotografi: Julian Stratenschulte/dpa/picture alliance

Në këtë fushatë janë përfshirë deri tani 14 persona të famshëm, ndër të cilët supermodelja Naomi Campbell, legjenda e tenisit Novak Gjokovic, apo aktorja fituese e Oskarit dhe ambasadore e vullnetit të mirë të UNDP-së, Michelle Yeoh. Mbështetjen e tyre për fushatën e kanë premtuar edhe personitete të tjera.

Ata kanë kontribuar me deklarata personale si "Unë e ngas makinën ngadalë" ose "Unë nuk e ngas makinën kur nuk jam esëll".