1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130 të vdekur në Pakistan, Ban Ki Mun dënon sulmin ndaj ish- kryeministres Bhutto

19 Tetor 2007

Ka arritur të paktën në 130 numri i të vdekurve në Pakistan, si pasojë e një sulmi ndaj ish-kryeministres pakistaneze, Buto (Benazir Bhutto), pas kthimit të saj nga mërgimi. Më shumë së 500 të tjerë janë plagosur, bëjnë të ditur burimet spitalore. Atentati ndodhi gjatë kalimit të ish-kryeministres, e cila u kthye në atdhe pas tetë vjetësh. Policia dyshon se shpërthimet janë akt i terroristëve të Al- Kaidës. Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Vetë Butto nuk është dëmtuar. Në paradën që shoqëronte ish-kryeministren ishin të pranishëm mijëra forca të sigurisë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) ka dënuar atentatet e djeshme, në të cilat humbën jetën mbi 100 njerëz. Ai shprehu besimin se forcat politike pakistaneze do të bashkëpunojnë për të forcuar unitetin kombëtar.