15 të vdekur nga sulmet e djeshme në Irak, mes tyre një fëmijë
5 Nëntor 2007Reklamë
Si pasojë e sulmeve në pjesë të ndryshme të vendit, në Irak kanë humbur jetën 15 persona. Në Bagdat është vrarë një drejtues i lartë sunit i Ministrisë së Financave. 13 persona të tjerë kanë vdekur në episode të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve në provincën e Diyala-s në verilindje të kryeqytetit. Midis viktimave ndodhet një fëmijë tetë vjeçar.