1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
MigracionGreqi

18 trupa pa jetë në një varkë në brigjet e Kretës

7 Dhjetor 2025

Në brigjet e ishullit grek të Kretës u gjet një varkë me 18 emigrantë të vdekur në bord. Pas shumë gjasash ata kishin humbur kontrollin mbi varkën gjatë një stuhie të fortë.

Roja bregdetare greke duke nxjerrë trupat pa jetë
Në brigjet e ishullit grek të Kretës u gjet një varkë me 18 emigrantë të vdekur në bordFotografi: Costas Metaxakis/AFP

Roja bregdetare e Greqisë zbuloi  në brigjet e Kretës një varkë të dëmtuar në të cilën gjendeshin trupat pa jetë të 18 emigrantëve. Dy vetë kishin arritur të mbijetonin, njoftoi radio-televizioni publik grek ERTnews. Dy të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se kishin humbur kontrollin e varkës gjatë një stuhie të fortë. Emigrantët kishin mbetur më pas në det të hapur pa ujë, pa ushqime ose mundësi për t'u mbrojtur. Në ujërat përreth Kretës ka pasur ditët e fundit një stuhi të fortë vjeshte me erëra që i tejkalonin 90 kilometra në orë.

Sipas mediave lokale që u referohen të dhënave të rojes bregdetare greke në momentin kur u zbulua varka 18 personat kishin qenë të vdekur prej më shumë se një dite.Fotografi: Costas Metaxakis/AFP

Varka u zbulua në një rrugë të njohur kontrabande

Sipas mediave lokale që u referohen të dhënave të rojes bregdetare greke në momentin kur u zbulua varka 18 personat kishin qenë të vdekur prej më shumë se një dite. Ekspertët mjeko-ligjorë dhe hetuesit e rojes bregdetare po përpiqen tani të përcaktojnë saktësisht se çfarë kishte ndodhur në bord.

Sipas burimeve të rojes bregdetare mbetet e paqartë se nga kanë ardhur emigrantët.Fotografi: Guillaume Pinon/NurPhoto/picture alliance

Sipas burimeve të rojes bregdetare se nga kanë ardhur emigrantët mbetet e paqartë. Bandat e trafikantëve dhe të kontrabandistëve transportojnë rregullisht njerëz përgjatë rrugës së rrezikshme nga Tobruku i Libisë në Kretë. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) nga janari deri në fillim të dhjetorit në Kretë arritën këtë vit thuajse 17,000 vetë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW