1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

20 vjetori i bashkimit të Gjermanisë & Liberalizimi i vizave në Shqipëri & Lojërat e fatit

2 Prill 2010

Më 5 prill 1990 u konstituua kuvendi popullor i Republikës Demokratike Gjermane, i zgjedhur me votë të lirë. Detyra e tij ishte të krijonte kushtet juridike për t'iu bashkuar Republikës Federale Gjermane. Matthias von Hellfeld mbi ditën e parë të punës 20 vjet më parë të kuvendit popullor të RDGJ-së të zgjedhur në mënyrë të lirë

Së shpejti në Bruksel do të nisë shqyrtimi i procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Në këtë kuadër të premten (02.04) Lëvizja Europiane Shqiptare e mbështetur nga fondacioni gjerman "Friedrich Ebert" dhe Ministria e Jashtme në Tiranë zhvilluan një tryezë diskutimi për cështjen e liberalizmit të vizave. Sic na njofton korrespondenti ynë në Tiranë Arben Muka diskutimi u fokusua më shumë në realitetin shqiptar, në përmbushjen e kushteve për të përfituar nga ky status, q vendet fqinjë si Serbia, Maqedonia e Mali i Zi tashmë e kanë arritur

Në Shqipëri lulëzon industria e lojrave të fatit. Me shume se 1500 kazino funksionojnë duker tërhequr në dyert e tyre njerëzit me strese psikologjike dhe sociale. Një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zeze dhe kryejne evazion fiskal. Por rritja e madhe e taksave synon të çojë drejt falimentimit një pjesë të mirë të tyre. Sociologu Kosta Bajraba thote per Dë se shtetit duhet te dekurajoje kete lloj iundustrie dhe t' u ofroje qytetareve alternativa te tjera argetimi. Ani Ruci

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë