1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

23 prilli - dita e birrës në Gjermani

Silke Oppermann22 Prill 2006

23 prilli është një ditë e madhe për miqtë gjermanë të birrës. Pikërisht në këtë datë në vitin 1516, pra sot përpara 490 vitesh, doli ligji i parë për përmbajtjen dhe përqindjen e alkoholit në birrë. Gjermania zë vendin e tretë në botë për konsumimin e birrës.

Bier bringt hier in Rostock die Kellnerin Nicole Kalderos
Fotografi: AP

Një mbrëmje në birrarinë "Bönch" në qytetin e Bonit. Njerëzit që ndodhen sonte këtu janë në qejf. Këtu në birrarinë "Bönch", birra prodhohet ende në mënyrë tradicionale. Të gjithë provojnë me kurreshtje pijen në formë punçi, e cila përbëhet nga një përzjerje thekre me ujë.

"Shumë e mirë, si mysli", thotë një klient, ndërkohë që një tjetër nxiton të shtojë: "E ëmbël, shumë e shijshme."

Thekra është lënda kryesore që nevojitet për prodhimin e birrës. Pasi bluhet në një miell shumë të imët, thekra përzihet me sheqer. Kjo masë thahet më vonë në fuçi speciale.

Sot teknika e prodhimit të birrës është përmirësuar deri në detajet më të vogla. Birraritë e mëdha gjermane si Bitburger, Krombacher, Veltins, Becks, apo Paulaner, e kontrollojnë të gjithë procesin e prodhimi të birrës nëpërmjet kompjuterave. Tekniku Thomas Lauer shpjegon funksionin që kanë mbi 20 kompjuterat që ndodhen në qendrën teknike të birrarisë Bitburger:

"Këtu në anën e majtë ndodhen kompjuterat që kotrollojnë fuçitë tharëse. Në 7 kopjuterat e tjerë mund të shihni se si bashkëpunëtorët tanë drejtojnë procesin e mbushjes dhe numërimit të shisheve. Këto procese i verifikon një bashkëpunëtor që ndodhet këtu në zyrën e teknikës, dhe dy të tjerë që ndodhen në repartet ku po kryhet procesi."

Ndonëse në Gjermani ka mbi 1300 birrari, vetëm pak prej tyre kanë arritur të depërtojnë në rajone të tjera fqinje, sepse normalisht birra është e lidhur me kulturën lokale. Ky patriotizëm lokal është shpesh herë aq i zjarrtë, sa në disa rrethe nuk shitet birra që prodhon rrethi fqinj. Madje një politikë e tillë ndiqet edhe mes dy qyteteve si Kölnin dhe Dyseldorfin, të cilët ndodhen vetëm 50 km larg nga njëri-tjetri.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW