1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

28 Nëntori: Shqipëria në festë dhe protestë

28 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë u zhvillua mes dy realiteteve: protesta me tensione dhe përplasje në Tiranë, ndërsa në Vlorë autoritetet shtetërore përkujtuan Ismail Qemalin me ceremoni zyrtare.

Pamje nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë
Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë u shoqërua me përplasje të forta. Raportohet për 35 të lënduar dhe 16 të shoqëruar.Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Edhe më 28 Nëntor protestuesit e vazhduan protestën, gjatë së cilës nuk munguan aktet e dhunës. Protesta nisi rreth orës 10:00 në sheshin "Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Aty protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ditën e sotme, policia ka përdorur edhe dron për hedhjen e gazit lotsjellës.

Protesta vijoi në sheshin kryesor të Tiranës. Më pas protestuesit tentuan të djegin selinë e Partisë Socialiste, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie të cilën shpërndanë protestuesit.

Protesta nisi rreth orës 10:00 në sheshin "Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.Fotografi: Florion Goga/REUTERS

Protestavijoi deri në mbrëmje dhe mbështetur në njoftimet zyrtare, deri në publikimin e këtij shkrimi raportohet për 35 të lënduar - 12 policë, 6 përfaqësues mediash (1 e huaj), 3 kalimtarë, 1 punonjës sigurie dhe 13 protestues. Po ashtu njoftohet se janë shoqëruar 16 persona.

Krerët e shtetit në Vlorë

Teksa në Tiranë po zhvillohej protesta krerët e shtetit u mblodhën më qytetin e Vlorës. Kryeparlamentari Niko Peleshi, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën kurora me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit. Të pranishëm ishin edhe krerët e lartë të shtetit nga Kosova, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Justina Shiroka-Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gomeFotografi: Brunilda Kazani/DW

Në ceremoni nuk pati fjalime, por mesazhetu përcollën në rrjetet sociale.

"Mirëmëngjes dhe me 28 nëntorin më të afërt me Evropën e bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkroi Rama.

"Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri, nëpër zjarre betejash të panumërta dhe në fund nga një zyrë telegrafike në tjetrën, që një ditë nëntori të shohim atë Flamur të ringrihet pas 469 vjetësh, po më 28 nëntor, mbi një godinë të Vlorës, ashtu si ishte ngritur dikur në kështjellën e Krujës së Skënderbeut. Gëzuar", shkruan Kurti ndër të tjera.

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë u shoqërua me protesta të forta. Fotografi: Florion Goga/REUTERS

Kurse kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkroi: "Ne e festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, i cili, në një hark kohor 14-vjeçar, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe, me politikat e regjimit kleptokratik, po shkreton dhe zbraz më shumë se çdo pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët”.

Brunilda Kazani raporton nga Tirana, kryesisht për media sociale, me fokus te shoqëria, mjedisi dhe kultura
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW