1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

30 vjet pas turneut të fundit të "Jackson Five"

dpa/reuters/ap25 Korrik 2012

Tre vjet pas vdekjes së Michael Jackson-it vëllezërit e tij kanë dalë edhe një herë në një turne si «The Jacksons». Jackie Jackson, vëllai më i madh 61 vjeçar, e quajti turin «ëndërr të bërë realitet».

Rock and Roll Hall of Fame. Cleveland, Ohio, United States of America Verwendung nur in Deutschland und in den Niederlanden, usage Germany and Netherlands only, Please check additional restrictions!
Rock and Roll Hall of FameFotografi: AP

Në vitet shtatëdhjetë ata sundonin hitparadat. Më pas njëri prej pesë vëllezërve bëri karrierë solo. Tani, gati 30 vjet pas turneut të fundit, "Jackson Five" ndodhet sërish në turne. Vëllai i vdekur, Michael Jakson ndodhet bashkë me ta në skenë, në mënyrë virtuale. Tre vjet pas vdekjes së Michael Jackson-it vëllezërit e tij kanë dalë edhe një herë në një turne si «The Jacksons». Gjatë turneut të parë të legjendarëve Jackson pas 30 vjetësh Michael ishte në skenë permes videos bashkë me katër vëllezërit. Turneu, që filloi në Rama të Kanadasë, 100 km në veri të Torontos, vazhdon në 15 qytete amerikane.

Pesë vëllezërit, të drejtuar nga i ati, formuan në vitet gjashtëdhjetë ish-grupin e djemve «The Jackson Five», grup që arriti suksese sensacionale në vitet shtatëdhjetë. Ata shitën më shumë se 100 milionë disqe dhe në vitin 1997 u pranuan në «Rock and Roll Hall of Fame».

Michael JacksonFotografi: AP

Për Michael Jackson-in ky ishte fillimi i një karriere botërore. Më pas me të vëllezërit ai filloi të shfaqej vetëm në mënyrë sporadike. Turneu i fundit i përbashkët ka qenë në vitin 1984. Më pas është dhënë vetëm një shfaqje në vitin 2001.

Michael JacksonFotografi: picture-alliance / dpa

Jackie Jackson, vëllai më i madh 61 vjeçar, e quajti «Unity Tour» si «ëndërr të bërë realitet». Jermaine (57) i tha gazetës gjermane «Bild»-Zeitung: «Im vëlla ndodhet tani në qiell tek Zoti. Por shpirti i tij ndodhet së bashku me ne në skenë. Michael më ka thënë se do që ne të këndojmë të gjithë së bashku në skenë. Ai do që legjenda të jetojë.» Më 25 gusht Michael Jackson do të kishte mbushur 54 vjeç.

Por tre vjet pas vdekjes së Michael Jackson me sa duket nuk janë treguar të gjitha tregimet në lidhje me "Mbretin e muzikës pop". Me rastin e 25 vjetorit të albumit të Jacksonit "BAD" regjisori amerikan Spike Lee është duke punuar aktualisht për një film dokumentar. "Ne kemi filmime, që askush nuk i ka parë ndonjëherë, ato i ka bërë Michael Jackon vetë, prapa skenave", tha Lee .

Karneval International Italien Flash-GalerieFotografi: AP

Kineasti Spike Lee dhe Jackson e njohin njëri-tjetrin personalisht. Më mes të viteve '90 Lee ka xhiruar për Jackson, videon për këngën «They Don't Care About Us».

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW