1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

305 viktima - sulmi më i rëndë në historinë e Egjiptit

25 Nëntor 2017

Rritet numri i viktimave pas sulmit terrorist të premten ndaj një xhamie në gadishullin Sinai të Egjiptit, bëjnë të ditur autoritetet egjiptiane. Ushtria egjiptiane kundërpërgjigjet me sulme ajrore.

Ägypten Sinai Al Arish Anschlag auf Rawda Moschee
Fotografi: picture-alliance/AA

Numri i viktimave në Egjipt pas sulmit terroriste ndaj një xhamie në qytetin Al Arish në gadishullin Sinai ditën e premte (24.11) është rritur në 305 vetë. Mes viktimave gjenden edhe 27 fëmijë, bëri të ditur televizioni shtetëror egjiptian duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë. Terroristët sulmuan fillimisht me bombë dhe pastaj hapën zjarr ndaj xhamisë al Ravda në gadishullin Sinau, në kohën kur besimtarët po luteshin për faljen e së premtes. 128 vetë janë plagosur.

Fotografi: picture-alliance/AA

Ky sulm konsiderohet si atentati më i rëndë në historinë e Egjiptit. Presidenca egjiptiane i shpalli tre ditët e ardhshme ditë zie. Ndërkohë aviacioni luftarak egjiptian bombardoi natën e së shtunës pika të terroristëve me armë dhe municione. Në këto sulme u shkatërruan disa automjete, që janë përdorur edhe në sulmin e së premtes, bëjnë të ditur mediat.

la/(epd, dpa)