1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteIran

40 ditë zie për Khamenein

1 Mars 2026

Mediat shtetërore iraniane konfirmouan vdekjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, dhe njoftuan se vendi do të mbajë 40 ditë zie.

Iran Teheran 2026 | Njerëz me fotografi të Ajatollah Ali Khamenei duke mbajtur zi
Zi për Ajatollah Ali Khamenei pas sulmeve amerikane dhe izraelite. Fotografi: Atta Kenare/AFP

Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, duke deklaruar se ai u vra në zyrën e tij mëngjesin e së shtunës (28.02.26) gjatë sulmit të madh ndaj Iranit, të ndërmarrë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Media iraniane njoftoi se vendi do të mbajë 40 ditë zie.

Media iraniane njoftoi se Irani do të mbajë 40 ditë zie, kurse në vende të ndryshme si në Pakistan pati protesta të shiitëveFotografi: Akhtar Soomro/REUTERS

Sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së mëngjesin e së shtunës u vranë edhe shtatë nëpunës të lartë të Iranit. Lista e nëpunësve të vrarë përfshin edhe Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Khamenei dhe ministrin e mbrojtjes Aziz Nasirzadeh.

Programi bërthamor dhe mbështetja për grupet shiite

Khamenei, 86 vjeç, sundoi Iranin që nga viti 1989, duke pasuar Ruhollah Khomeini, udhëheqësin e parë suprem të Republikës Islamike pas revolucionit të vitit 1979.

Gjatë sundimit të tij, Irani ndoqi ambiciet bërthamore dhe zgjeroi mbështetjen për grupet e myslimanëve shiitë në të gjithë Lindjen e Mesme, ndër të cilat bëjnë pjesë Hezbollahu në Liban, Hutit në Jemen dhe Kata'ib Hezbollahun në Irak.

Nën sundimin e Khamenei-t, Irani gjithashtu financoi dhe trajnoi Hamasin, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007 dhe kreu sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Gjatë sundimit të Khameneit Irani zgjeroi mbështetjen për grupet e myslimanëve shiitë në të gjithë Lindjen e Mesme,Fotografi: Thaier Al-Sudani/REUTERS

Ai mbështeti shtypjet e dhunshme ndaj demonstruesve që kundërshtonin Republikën Islamike.

Pas vdekjes së tij është formuar një këshill i përbërë nga Presidenti Masoud Pezeshkian dhe dy zyrtarë të lartë për të mbikëqyrur tranzicionin.

Sipas ligjit iranian një asamble ekspertësh e përbërë prej 88 anëtarësh pritet të zgjedhë së shpejti një udhëheqës të ri suprem.

dpa, afp, Reuters

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW