1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200311 Lampedusa Flüchtlinge

21 Mars 2011

Nga Tunizia mijëra vetë ende ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në det drejt Italisë. Destinacioni mbetet ishulli Lampeduza përballë brigjeve libiane. 5.000 refugjatë ndodhen tani në ishull.

Flüchtlinge aus Libyen an der Küste von Lampedusa
Refugjatë nga Libia para brigjeve të LampeduzësFotografi: AP

Gazeta „La Repubblica“ bën fjalë për 5.000 refugjatë në ishull. Kësisoj Lampeduza së shpejti do të ketë pothuajse aq refugjatë sa edhe banorë. Vala e refugjatëve nga Tunizia nuk ka të ndalur. Gjatë ditëve të fundit banorët kanë protestuar herë pas here, sepse nuk duan ta pranojnë më gjendjen e tensionuar në ishull. Ato i druhen dyndjes në qendrën e refugjatëve dhe pranisë së përforcuar të policisë dhe të ushtrisë, gjë që mund të influencojë negativisht turizmin si burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e banorëve gjatë muajve të verës.

Emigrantë afrikanë në ishullFotografi: AP

Gjendja humanitare në Lampeduza katastrofale

1.000 tunizianë e kanë kaluar natën jashtë, e me sa duket për ta nuk ka pasur as batanije të mjaftueshme. Hotelierët kanë refuzuar të strehojnë së paku tunizianët minorenë. Të dielën në mëngjes (20.3.) disa qindra banorë janë përpjekur ta pengojnë ankorimin e një anieje, e cila sillte në ishull furnizim me çadra dhe tualete ambulante. Autoritetet po planifikojnë të ngrenë një kamp me çadra për refugjatët në një ish-bazë ushtarake. "Ne nuk duam një qytet me çadra", thotë kryetari i bashkisë Bernardino de Rubeis: „Të gjithë refugjatët, që vijnë këtu, duhet të zhvendosen në gadishull." „Unë i kam bërë thirrje presidentit të shtetit, në mënyrë që ai t' u drejtojë një mesazh paqejeje njerëzve në Lampeduza.“

Thirrje për solidaritet

E në fakt: Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka mirëkuptim për situatën e vështirë të banorëve të ishullit dhe u ka bërë thirrje të gjitha rajoneve të tregohen solidare dhe të pranojnë refugjatë. Për herë të parë edhe qeveria italiane po bën përpjekje serioze për ta zbutur situatën. Një anije e flotës është nisur drejt Lampeduzës, e cila së paku mund të evakuojë një mijë refugjatë. Për të krijuar vend për strehimin e refugjatëve tunizianë qeveria ka filluar që azilkërkuesit nga e gjithë Italia t' i zhvendosë në një kamp në Mineo të Siçilisë. Kjo bazë deri vonë është përdorur prej ushtarëve amerikanë dhe ofron hapësirë për disa mijëra njerëz.

Autor: T. Kleinjung / V.Filaj-Ballvora

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW