1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
MediaGlobal

54 gazetarë të vrarë në vitin 2024

Anila Shuka redaktore
12 Dhjetor 2024

"Reporterët pa Kufij" ka publikuar bilancin vjetor mbi gjendjen e gazetarëve. Është rritur edhe numri gazetarëve në burg

 Burra palestinezë mbajnë qefinin e Hamza Wael Dahdouh, gazetar i rrjetit Al Jazeera, gjatë varrimit të tij në Rafah, Rripin e Gazës, më 7 janar 2024.
Palestinezët marrin pjesë në varrimin e Hamza Wael Dahdouh, një gazetar i rrjetit televiziv Al Jazeera, i vrarë gjatë një sulmi ajror të raportuar izraelit, në Rafah, Rripin e Gazës, më 7 janar 2024.Fotografi: Bashar Taleb\apaimages/IMAGO IMAGES

Sipas raportit të vitit 2024 të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, 54 gazetarë janë vrarë këtë vit, dhe krimi më i madh është regjistruar në zonat e luftës. Numri i gazetarëve të vrarë ka arritur kështu nivele rekord, duke shënuar një rritje të madhe që nga vitet e fundit.

Gaza, zona më e rrezikshme

Gaza vazhdon të mbetet rajoni më i rrezikshëm për gazetarët. Nga 7 tetori 2023, kur filloi lufta, kanë humbur jetën mbi 145 gazetarë. Gazetarë të vrarë janë regjistruar edhe në Izrael dhe Liban. Situata mbetet e rrezikshme për ata që raportojnë në këto rajone të prekura nga konfliktet.Në Pakistan, shtatë gazetarë humbën jetën, ndërsa në Bangladesh, pesë gazetarë u vranë gjatë raportimeve mbi protestat masive.

Rritje e numri të gazetarëve të burgosur

Reporter ohne Grenzen raporton se është rritur edhe numri i gazetarëve të burgosur, në gjithsej 550. Kjo do të thotë 7% më shumë se në vitin e kaluar. Ndër vendet e përmendura janë edhe Izraeli dhe Rusia. Anja Osterhaus, drejtoresha ekzekutive e "Reporterët pa Kufij", theksoi se gazetarët janë të ekspozuar ndaj vrasjeve, arrestimeve dhe kidnappimeve, dhe se shumë nga këto krime mbeten të pandëshkuara. Ajo apeloi për mbrojtjen e gazetarëve, të cilët i japin mundësinë botës të shohë dhe të kuptojë vuajtjet njerëzore në luftëra, korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit.