60 vjet RFGJ; Zgjedhjet për Parlamentin e BE-së në Greqi
22 Maj 2009Republika Federale e Gjermanisë e themeluar para 60 vjetësh është një shtet shumë i ri. Megjithatë nuk mungojnë momentet historike. Një proces i rëndësishëm është rruga e Gjermanisë në integrimin evropian. Gjermania nga një kundërshtare e urryer e luftës u bë një partnere e preferuar. Vendimtare për këtë ishin - dhe janë edhe sot e kësaj dite - marrëdhëniet gjermano-franceze. Vazhdimisht politikanët në krye të të dyja vendeve i kanë çarë frontet e vjetra, siç konstaton Tina Gerhäusser duke hedhur një vështrim në vizitat e mëdha shtetërore
Partia e majtë greke Sinaspismos përfshiu në listen e saj elektorale për zgjedhjet europarlamentare edhe një emigrante të brezit të dytë. Akti ishte simbolik se imigrantia nuk ka të drejtën e votës edhe të zgjedhjes. Sa këto zgjedhje europarlamentare po bëhen edhe çështje e imigrantëve? Politikanë por edhe imigrantë shprehin opinionet e tyre në Dë. Niko Anagnosti