1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si e percetojnë evropianët fluksin e emigrantëve?

4 Qershor 2024

Shtatë nga dhjetë evropianë mendojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë. Menaxhimi i tij mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës.

Kamp emigrantësh në Francë
Kamp emigrantësh në FrancëFotografi: Luc Auffret/Anadolu/picture alliance

Rreth 60,000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti. Gjithnjë e më shumë evropianë e mendojnë se ky fluks është i papërballueshëm.

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për të mbështetur pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Ishujt Kanare, një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë.

Ky financim do të mbulojë shërbime të ndryshme, përfshirë këshillimin, përkthimin, transportin, kujdesin shëndetësor, strehimin dhe mirëmbajtjen.

Përfytyrime të ndryshme

Opinionet publike ndryshojnë në të gjithë Evropën. Në Greqi, Qipro, Islandë, Gjermani dhe Austri, shumica dërrmuese besojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë.

Protestë kundër emigrantëve në IrlandëFotografi: Evan Treacy/empics/picture alliance

 

Konkretisht, 90% e grekëve, 84% e qipriotëve, 78% e islandezëve, dhe 77% e gjermanëve dhe austriakëve janë të këtij mendimi.

Spanjë 70% e njerëzve mendojnë se vendi i tyre është i mbingarkuar me emigrantë.

Varkë me emigrantë nga Tunizia Fotografi: Hasan Mrad/ZUMA Press/picture alliance

E njëjta përqindje regjistrohet edhe në Francë, ku sfidat e multikulturalizmit po bëhen të dukshme.

Në anën tjetër në vende si Rumania, Danimarka, Sllovakia dhe Portugalia këtë shqetësim e shprehin rreth 57% të popullsisë.

Temë kryesore e fushatës elektorale për Parlamentin Evropian

Liderë politikë si Viktor Orbáni i Hungarisë e kanë kritikuar qasjen e burokratëve evropianë ndaj migraciomit duke e quajtur atë si "vetëvrasëse”.

Viktor Orbán e quan qasjen e burokratëve evropianë ndaj migraciomit si "vetëvrasëse”Fotografi: Geert Vanden Wijngaert/AP/picture alliance

Ndërsa emigracioni vazhdon të formësojë peizazhin politik, debati mbi menaxhimin e tij mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës dhe një nga temat kryesore të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.