1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

70 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore & Zgjedhje të parakohshme në Greqi & Kaos politik në Çeki

Bahri Cani5 Shtator 2009

Këtë javë u shënua përvjetori i 70-të i fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të fillimit të ceremonive të 70-vjetorit të sulmit gjerman ndaj Polonisë, kryeministri rus Vladimir Putin foli me tone pajtuese. Ai hodhi një vështrim kritik ndaj politikës së Stalinit, infomron.

Kryeministri grek Kostas Karamanlis shpalli të mërkuren zgjedhje të parakohshme, duke i dhenë fund kështu dilemave të shumta. Në mesazhin e tij televiziv drejtuar kombit, Karamanlis tha se vendimi është një "akt i përgjegjshëm" që diktohet nga nevoja për qendrueshmeri politike në përballimin e krizës.

Çekia sapo ka lënë pas presidencën e radhës të BE, kur çekët përballen me situata gati absurde. Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të tetorit po vazhdon me të gjithë vrullin e saj. Por Gjykata Kushtetuese tani i ndaloi deri në një vendim të dytë votimet. Njëkohësisht mosmarrëveshja për Marrëveshjen e Lisbonës ka kaluar në një fazë të dytë.

Autorë: Jan Pallokat, Spiros Moskovou, Kristina Jansen

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë