Qindra gra dhe burra marshuan për më shumë të drejta për gratë. Ligji për barazi gjinore në Kosovë parasheh të paktën 30% femra në të gjitha institucionet. Sipas të dhënave të shoqërisë civile nga viti 2008 e deri sot shumë se 15 gra janë vrarë nga burrat e tyre, mbi 20 mijë gra kanë raportuar për dhunë në familje, dhe mbi 68% e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme.