935 "pretendime të pavërteta" të Bushit
24 Janar 2008Është fushatë zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Dhe në një kohë të tillë nuk të habit fakti që qeveria e republikanit Bush sulmohet. Njëra nga temat më të rëndësishme të fushatës është lufta e Irakut. Ajo është prej kohësh e diskutueshme dhe shoqërohet vazhdimisht nga thënia gjysmë të vërteta, të pavërteta dhe të shtrembëruara.
Pretendimet e Bushit
Është shkruar mjaft për atë sesi e ka mbështetur qeveria Bush në Shtetet e Bashkuara luftën kundër Irakut, me pretendime si ky: 'Armët e asgjësimit në masë të Irakut kontrollohen nga një tiran vrasës, i cili ka vrarë mijëra vetë me armë kimike dhe mban një qëndrim të vazhdueshëm armiqësor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.'
Kështu u shpreh Bushi në tetor 2002, pak para se kongresi t'i jepte dritën e gjelbër për luftën, të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e vet më të nguhshtë e donin me çdo kusht dhe e përgatitën me mashtrim të mijëfishtë, thotë 'Qendra për integritet publik', kritike ndaj qeverisë. Punonjësit e saj kanë numëruar të gjitha deklaratat e bëra brenda dy viteve pas atentateve të 11 shtatorit 2001 ndër të tjera prej presidentit Bush, zëvendësit të tij Dick Cheney, ish-ministrit të jashtëm Colin Powell, ish-ministrit të mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe prej ish-këshilltares së Bushit për çështje të sigurisë e sot ministre e jashtme Condoleezza Rice!
935 'pretendime të pavërteta' u përcaktojnë autorëve të veçantë punonjësit e studimit. Sipas tyre, presidenti personalisht ka dredhuar më së shumti gjoja pa e ditur: 232 herë ka paralajmëruar ai prej armëve irakiane të asgjësimit në masë, 28 herë prej gjoja lidhjeve me Al Qaida-n. Në vend të dytë në listën e palavdishme është Powell, Rumsfeld dhe zëdhënësi i atëhershëm i Bushit Ari Fleischer ndajnë vendin e tretë.