1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të ketë ndërhyrje ushtarake nga jashtë në Libi?

10 Mars 2011

Qeveria e SHBA-së është e përmbajtur sa i përket çështjes se a duhet të ndërhyjë Perëndimi ushtarakisht në Libi. Shpesh në të kaluarën SHBA-ja ka pasur përvoja të këqija me aksionet e nxituara ushtarake.

Libyen Aufständische in Bengasi Munition
Koha ku "flasin" armët...Fotografi: picture alliance/dpa

Janë vet fjalët e tij të cilat presidentit amerikan po i përsëriten në diskutimin amerikan për një ndërhyrje të mundshme në Libi: "Nëse ne si SHBA bëjmë sehir ndaj një gjenocidi apo spastrimi etnik në botë atëherë ne dëmtojmë vetveten."

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u deshën të ndërhyjnë gjatë gjenocidit të kryer në Ruandë, theksonte kandidati për president Barack Obama, gjatë fushatës elektorale në vitin 2008. Dhe tani këtë apel për ndërhyrje nuk e kujton vetëm kundërshtari i tij republikan John McCain. Por edhe demokratë të njohur, si senatori amerikan John Kerry, angazhohen që t' i ndalet hovi Gadafit nëse ai vazhdon me mizoritë e tij.

Qeveria megjithatë e përmbajtur

Aroeplanmbajtësja amerikaneFotografi: AP

Megjithatë qeveria amerikane refuzon aktualisht një ndërhyrje arbitrare ushtarake në Libi. Dhe Obama kujton se një gjë e ka bërë të qartë qysh para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008: "Ka shumë mizori në mbarë botën. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht nga vullneti i mirë nuk mund të jenë të pranishme kudo në botë."

Këto fjalë e përshkruajnë saktë qëndrimin e tij aktual ndaj Libisë. Kjo për faktin se për shkak të misioneve në Irak dhe Afganistan, janë shteruar si kapacitetet ushtarake ashtu dhe ato financiare të qeverisë amerikane.

Zëdhënësi Jay Carney.Fotografi: picture alliance/dpa

Ngritja e një zone ndalim-flurturimi mbi shtetin më të madh të shkretëtirës, është shumë e rrezikshme, theksoi zëdhënsi i presidentit Obama, Jay Carney. "Operacionet e tilla ushtarake rrezikojnë jetën e ushtarëve amerikanë dhe të aleatëve të tyre. Dhe përveç kësaj kushtojnë para", theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Cilët janë rebelët në Libi?

Askush nuk mund ta thotë se cilët janë në fakt rebelët libianë. Dhe çfarë regjimi duan ata në të vërtetë, thotë diplomati amerikan dhe ish-sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme amerikane, Nicholas Burns.

Ndërsa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton kujton se në prag të samitit të NATO-s dhe BE-së për Libinë, sa i përket ndërhyrjes ushtarake në Libi me rëndësi mbetet unifikimi i qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare.

"Nga pikëpamja jonë është e rëndësishme që këtu nuk bëhet fjalë për një përpjekje të SHBA-së, të NATO-s apo të BE-së, por për një mision ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Dhe këtu ka ende rezistencë të madhe", thekson Clinton duke tërhequr vëmendjen për qëndrimin e përmbajtur të Rusisë dhe të Kinës.

Autor: Ralph Sina/Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW