1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
SportGlobal

A do të ndikojë Inteligjenca artificiale futbollin?

15 Qershor 2024

Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike. Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.

Lojtarët skocezi Ryan Porteours dhe gjermani Ilkay Gundogan gjatë ndeshjes hapëse Gjermani-Skoci të Kampionatit Europian 2024
Çast nga ndeshja e hapjes Gjermani-SkociFotografi: Sergei Grits/AP Photo/picture alliance

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencn Artificiale (IA) në të ardhmen?  Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann  është e sigurt për momentin.

Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në

Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se "tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t'i shfrytëzojë ato si duhet."

Software për anilizmin e parametrave të shpejtësisë në sportFotografi: DW/Wüst

Këto sisteme tëAI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit.Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve. 

Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes. 

Roboti humanoid Asimo i HondësFotografi: AP

Por analistëve njerëzorë mund t'u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer  siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje. Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: "Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash."

Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA. 

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë