A duhet të dalë Gjermania nga Eurozona?
6 Korrik 2012Manfred Neumann, ish-profesor ekonomie në Universitetin e Bonn-it sjell me kujdes një mendim heretik.´“Më në fund duhet të nisim të mendojmë se ne nuk bëjmë pjesë këtu“, thotë ai, duke iu referuar vendit të 17 të eurozonës.
Sipas tij, gjithçka sillet rreth ndikimit në industrisë gjermane. Përderisa kjo industri numëron mbi 20% të ekonomisë në total, ekonomi të tjera të eurozonës janë shumë larg saj: numri që i korrespondon Francës është 10-12%. Ndërsa prodhimtaria e industrisë gjermane është vazhdimisht në rritje, konkurueshmëria italiane ka marrë tatëpjetën. „Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, monedha jonë do të pësojë rritje, ndërsa vendet e tjera jashtë bllokut mund të ndjejnë presionin e zhvlerësimit të monedhës“, argumenton Neumman.
Efiçenca gjermane
Dy ekonomonistë të Shteteve të Bashkuara Clyde Prestowitz dhe John Prout, ndajnë pikëpamje të ndryshme nga ajo e Neumann. Në një koment të postuar në web site-in e CNN, ata shkruajtën se pikë së pari eurozona nuk vuan nga kriza e borxheve apo nga ekonomia e dobët e vendeve anëtare periferike, por më tepër nga konkurrenca e theksuar e Gjermanisë.
Të dy ekspertët mendojnë se përpjekjet e deritanishme të shpëtimit kanë dështuar si pasojë e një keqkuptimi thelbësor që qëndron në rrënjët e të gjitha përpjekjeve për të dalë nga situata e krizës, pasi veçanërisht vendet më të dobëta të eurozonës duhet të bëhen më konkurrues edhe pse shpenzimet janë shkurtuar dhe janë bërë më shumë „gjermane“.
Ideja se industrialistët gjermanë i përkasin një grupi të madh nuk është e re dhe ajo është përfolur afro dy dekada më parë. Në atë kohë, ish-monedha e Bashkimit Europian ishte gati për të dështuar për aq kohë sa banka qendrore në Francë u detyrua të ndajë gjysmën e rezervave të saj valutore për të kursyer franga. Që nga koha kur marka gjermane u kthye në spirancën e monedhës europiane, monedhat e tjera iu nënshtruan presionit të zhvlerësimit dhe bankat qendrore duhet të reagonin ndaj këtij fenomeni. Ajo çka pasoi ishte një takim në krizë mes ministrave të financave dhe bankierëve.
"Franca sugjeroi që Gjermania të linte bashkimin monetar, duke i lënë të habitur zyrtarët e bankës qendrore“, kujton Manfred Neumann. Situata u shpëtua nga presidenti danez i bankës qendrore i cili, siç thanë më vonë edhe belgët, që nëse Gjermania do të largohej, ata do të kishin bërë të njëjtën gjë. Nga këto deklarata ishte e qartë se rezultati i të gjithë kësaj do të kishte qenë një rrënim i plotë i bashkimit monetar. Por nuk shkoi aq larg. Përkundrazi, monedhat u lejuan brenda kufinjve shumë të gjerë, të cilat në njëfarë mënyre „zienin“ poshtë bashkimit monetar, duke deklaruar falimentimin.
Administratori i lartë i pronave Jens Ehrhardt parashikon se euro në formën e saj aktuale nuk do të mund të mbijetojë. Ai i tha gazetës së biznesit Handelsblatt që e vetmja zgjidhje e arsyeshme do të ishte që Gjermania të dilte nga eurozona. „Si rezultat, euroja do të zhvlerësohej ndjeshëm, duke i dhënë mundësinë vendeve të Europës Jugore të goditura nga kriza që të bëheshin sërish të konkurrueshme“, pohoi Ehrhardt.
Vlerësimi i markës së re gjermane
Nga ana tjetër kjo do të thoshte që markat gjermane do të rriteshin së tepërmi ne vlerë. „Një vështrim i hedhur në fqinjin e Gjermanisë, në Zvicër, na tregon se çfarë do të ndodhte“, thotë Wolfang Franz, një këshilltar i lartë i ekonomisë në qeverinë e Berlinit. Eksportet dhe sektori i turizmit ishin të ekspozuar ndaj presioneve të tregut për shkak të frangave të forta zvicerane, të cilat banka e Zvicrës i futi në normën minimale të shkëmbimit të 1.20 frangave kundrejt një euro-je. Që nga ajo kohë, banka e Zvicrës ka qenë e angazhuar në një blerje masive të monedhës për të ndaluar një monedhë të fortë (frangës). E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me markat gjermane, nëse Gjermania do të dilte nga eurozona.
Por ekonomistët amerikanë Clyde Prestowitz and John Prout nuk e shohin kaq të dëmshme këtë. Ata janë të bindur që një lëvizje e tillë do të sillte rritje të përkohshme të papunësisë dhe do të ulte eksportet.
Por ata nxitojnë për të shtuar se kjo do të ishte e keqja më e vogël se sa një plan i vazhdueshëm dhe afatgjatë për Greqinë dhe vendet e tjera të eurozonës të goditura nga borxhet.