1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270511 Internet Kinder Studie

31 Maj 2011

Interneti ka ndryshuar politikën, ekonominë dhe shoqërinë. Në shumë raste lundrimi në internet dhe në rrjetet sociale të tij, është bërë një pjesë e jetës së përditshme të çdo individi. Kjo nuk shihet vetëm pozitivisht.

Fëmijët dhe kompjuteri - a janë dëmet aq të mëdha sa besojnë prindërit?
Fëmijët dhe kompjuteri - a janë dëmet aq të mëdha sa besojnë prindërit?Fotografi: Fotolia/somenski

Një skenë, që vihet re shpesh në familjet me fëmijë, që kanë lidhje interneti. Jashtë shkëlqen dielli, mot i mrekullueshëm për të bërë sport, ose për të luajtur. Por një gjë e tillë adoleshentëve nuk u intereson, ata rrinë në dhoma të paajrosura, me kurriz të përkulur para kompjuterit. Perdet gjysëm të mbyllura, për shkak të ekranit. Prioritetet janë të qarta: Një lidhje në rrjetin social të internetit, një pyetje në chat. Kërkesa e prindërve, për të dalë më në fund jashtë, u ngre nervat.

"Oh babi, nuk kam dëshirë, nuk dua të zbres poshtë."

Nuk është çudi që prindërit bëhen merak. Çfarë bën interneti me përdoruesit? Me fëmijët dhe të rinjtë? Kjo rrugë komunikimi, është relativisht e re, e pranishme thuajse kudo dhe zhvillohet me shpejtësi. Ajo sjell shumë avantazhe, por shumë pedagogë janë të mendimit se "World Wide Web" është më tepër terren ushqyes për njerëz me kompetencë të mangët sociale, që janë në gjendje vetëm për miqësi në Chat. Gjenerata e zbehtë e facebookut, me vështirësi komunikimi.

Një i ri në një internetkafe.Fotografi: DW

Ludger Wößmann është ekonomist për çështje arsimore në institutin "ifo" për studime ekonomike në universitetin e Mynihut. Ai kishte dyshime. Edhe një herë tjetër, kur ka qenë fjala për rezultatet në shkollë, interneti e ka befasuar.

" Unë prisja, që nëqoftë se do të merrnim në shqyrtim ndërveprimin social, po të shqyrtonim sjelljen e fëmijëve në grup, rezultati do të ishte më i keq. Por në të gjitha këto fusha është gjithmonë e njëjta gjë: Ti mund të mendosh sa të duash hipoteza, por në fund të ditës duhet të shohim, se cilat janë faktet.“

Studiuesi Ludger Wößmann.Fotografi: Romy Bonitz / ifo Institut

Pesimizmi kulturor i vënë në provë: Për sondazhin e ifo-s "Surfing Alone" u shqyrtuan të dhënat e 18.000 të anketuarve të të ashtuquajturit "panel socialekonomik". Anketa pyet prej shumë vjetësh të njëjtin rreth personash për kushtet e mënyrën e jetësës. Përdoruesit e lidhjeve "broadband" u pyetën për aktivitetet e tyre sociale. A është e vërtetë, që nxënësit, që kanë DSL në shtëpi, i takojnë më rrallë shokët e tyre dhe marrin më pak pjesë në grupet e punës në shkolla? Wößmann dhe kolegët e tij u befasuan.

"Ajo, që ne mund të shohim konkretisht, është se ata në përgjithësi kanë aktivitet më të madh në grup se fëmijët e tjerë, pra për shembull bëjnë pjesë në një klub sportiv, në një shkollë muzike, apo në një brigadë rinore zjarrfikësish."

Një rezultat i bukur për një studjues ekonomist. Interneti është i mirë. Por: Ndoshta është e vërtetë, që ata që kanë lidhje broadband janë gjithsesi më aktivë dhe më të hapur.

"Ajo që kemi bërë këtu, ishte të krahasonim zonat, në Gjermaninë Lindore, ku për një rastësi historike ishte instaluar teknologjia në atë kohë shumë e përparuar e opal-it, e cila nuk është kompatibël me teknikën e broadbandit të sotëm."

Rrjeti me fibra optike, jo kompatibel me DSL, u ofron studjuesve një grup krahasimi, i cili pavarësisht nga predispozita për kontakte sociale, nuk mund të ketë internet të shpejtë. Edhe këtu fëmijët dalin shumë më mirë, thotë Wößmann. Edhe këtu ata dalin jashtë dhe takohen shpesh me shokët.

Autor: Heiner Kiesel / Angjelina Verbica

Redaktoi: E.Xhani