1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A japin firmat gjermane më pak rryshfete se të tjerët?

2 Nëntor 2011

Rryshfete jepen përditë në ekonominë botërore. Firmat ruse dhe ato kineze e pëlqejnë shumë këtë model biznesi. Kurse në Gjermani, gjendja është përmirësuar pak, thotë TI.

Biznes me rryfshete
Biznes me rryfsheteFotografi: picture-alliance/dpa

Dëmi për reputacionin e kompanisë globale Siemens është i madh, kur prokuroria e Mynihut në fund të vitit 2006 gjen në një bastisje prova inkriminuese. Sipas tyre kompania për vite me rradhë dhe në mënyrë sistematike ka siguruar kontrata të majme në mbarë botën. Fjala është për fonde sekrete dhe rryshfete, që arrijnë në miliarda. Shumë menaxherë duhet të përgjigjen para gjyqit.
Skandali i korrupsionit te Siemens-it është konsideruar si kulmi i krimit ekonomik , “made in Germany”.

Indeksi i shifrave për dhënie rryshfetesh në 28 vendet

Ndoshta rasti ka shkaktuar një kthesë në të menduarit e rangjeve drejtuese në Gjermani, të paktën pjesërisht. Sepse në indeksin aktual të organizatës anti-korrupsion "Transparency International" (TI) për paguesit e ryshfeteve (anglisht: Bribe Payers Index, shkurt BPI), Gjermania është përmirësuar gjatë vitit 2008 nga vendi i pestë në vendin e katërt. Më pak të korruptuar, sipas kësaj renditje, janë vetëm Holanda, Zvicra dhe Belgjika.Trioja në fund të 28 vendeve ekonomikisht të forta përbëhet nga Rusia, Kina dhe Meksika.

"Transparency": Vendet e G20-duhet të bëjnë më shumë

Për BPI në vitin 2011 rreth 3000 biznesmenë u pyetën në lidhje me gatishmërinë e tyre për të siguruar përfitime nëpërmjet ryshfetit jashtë vendit. Jepen rryshfete për të siguruar prokurime publike, për të penguar masat rregulluese të qeverive, apo për të ndikuar tek politikanët. Progrese në luftën kundër korrupsionit shpreson shefja e "Transparency", Huguette Labelle, sidomos nga 20 ekonomitë kryesore (G20). Ato u angazhuan në vitin 2010 për të iniciuar një plan veprimi. Në samitin e ardhshëm të G20 në Kanë do të prezantohen rezultatet e para.
# b #
Huguette Labelle sheh nevojë të madhe veprimi veçanërisht në Kinë, Indi, Indonezi dhe Rusi. Ajo i bën thirrje grupit G20, që me legjislacionin e duhur të rrisë shanset për një ekonomi botërore më të drejtë dhe më të hapur. Kështu mund të krijohen kushtet për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet për rritjen e ardhshme ekonomike, thuhet në një deklarate të botuar njëkohësisht kohë në Londër dhe Berlin.

Sektori i naftës dhe gazit veçanërisht të prekur nga korrupsioni

Krahas vlerësimit të vendeve në studimin aktual të BPI gjenden 19 studime mbi tendencat e korrupsionit në sektorët publikë dhe privatë. Për ekspertët e "Transparency" u konfirmua një konstatim i vjetër: shumë shpesh u paguhen ryshfete firmave të ndërtimit, si dhe kompanive të naftës. Në Nigerinë e pasur me naftë vetëm në vitet 2010/2011 nëpunësit e shtetit janë korruptuar me 3.2 miliardë dollarë amerikanë.

Logo e Transparency International

Ashpër kritikoi politikën gjermane kryetarja e seksionit gjerman të "Transparency", Edda Müller. Konventa kundër korrupsionit e miratuar në vitin 2005 nga Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të ratifikohet më në fund. Kjo nuk ka ndodhur në Gjermani ende, për dallim nga 154 vendet e tjera, sepse mungon baza ligjore. Korruptimi i një deputeti është i dënueshëm sipas ligjit në fuqi vetëm, kur votat janë blerë në kuptimin e vertetë të fjalës, për të sjellë rezultatin e dëshiruar.

Sipas konceptit ligjor të "Transparency" edhe "ndikimi i dënueshëm" i një deputeti duhet marrë parasysh në vlerësimin e një mandati. Prandaj organizata kundër korrupsionit kërkon prej vitesh, që parlamentarët të bëjnë të ditura të gjitha të ardhurat, pavarësisht nga shuma. Por përfaqësuesit e popullit nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Autor: Marcel Fürstenau/Angjelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW