1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trojka sërish në Athinë

Jannis Papadimitriou/Angelina Verbica23 Korrik 2012

Greqia ka mbetur me reformat dhe kërkon më shumë kohë për zbatimin e tyre. Por a mund ta pranojnë donatorët një gjë të tillë? Këtë javë "Trojka" pritet të kthehet sërish në Athinë.

Euro

"Trojka do të vijë, për të qëndruar", lexon në titujt e gazetave greke. Me fjalë të tjera këtë herë inspektorët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE), do t'i marrin mirë nën lupë përpjekjet për reforma në Greqi. Klasa politike në Athinë i ka anashkaluar disa reforma, apo i ka shtyrë për shkak të fushatës së fundit elektorale. Tani treshes i duhet të flasë fjalë të qarta me një koalicion qeveritar të paqëndrueshëm, që ka ardhur në detyrë, me qëllim që të rinegociojë kërkesat për kursime, ose të paktën afatet për zbatimin e tyre.

Në radhë të parë do të ketë lehtësime tatimore për rrogat e ulëta dhe klasën e mesme në rast të një rinegociimi. Dhe kjo ështe mjaft e mundshme, beson Vassilis Korkidis, president i Shoqatës Greke të Kompanive Tregtare (ESEE).

Ministri Yannis Stournaras para sfidave të mëdha.Fotografi: dapd

Trojka ka përcaktuar kursimet, por për realizimin e tyre na ka lënë kryesisht dorë të lirë. Ne mund t'i arrijmë edhe me masa alternative objektivat e kursimeve, pa pasur nevojë të rrisim taksat", pohon Korkidis. Përmes taksave më të ulëta do të ishim në gjendje të vëmë nën kontroll edhe evazionin e shfrenuar fiskal. Gjithsesi do të ishte një gabim tragjik, nëse qeveria tashmë do të përpiqej, të ulte në përgjithësi pagat dhe rrogat", thotë Korkidis.

Reforma strukturore në vend të shkurtimeve të pagave?

Sipas informacioneve të shtypit grek, Trojka është pajtuar me këtë analizë dhe do ta mirëpriste atë, nëse qeveria ndërmerr hapa për të realizuar reformat strukturore dhe kërkon nga të pasurit që të paguajnë, në vend që të shkurtojë rrogat dhe të rrisë taksat. Këtë e di mirë edhe ministri i ri i Financave, Yannis Stournaras, i cili tani është nën presion të dyfishtë, sepse në njërën anë donatorët kërkojnë reforma dhe masa konsolidimi, me qëllim që të sigurohen objektivat e kursimit për vitin 2012. Nga ana tjetër shkurtimet e tjera në bllok janë politikisht të parealizueshme. Prandaj Stournaras negocion me homologët e tij për shkurtime të buxhetit në shumën prej njëmbëdhjetë miliardë eurosh, për ta qetësuar trojkën në prag të ardhjes së saj, me qëllim që ajo t'i hyjë me dëshirë rinegociimit të programit të kursimit.

Në diskutim janë një ligj i thjeshtuar fiskal, privatizimet, si dhe stimujt për sipërmarrjet e mesme. Kishte ardhur koha, mendon shefi i ESEE, Korkidis. "Shpesh dëgjojmë se klasa e mesme është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, por në realitet ne jemi vetëm shtylla kurrizore e sistemit tonë tatimor. Një sistem tatimor i thjeshtë i planifikuar për kohë të gjatë do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur", thotë Korkidis. TVSH-ja duhet të zvogëlohet, sidomos në produktet bazë ushqimore. Përveç kësaj duhen vënë një barazpeshë në pagat, taksat dhe çmimet.

Injeksione financiare në minutën e fundit

Banka Evropiane e InvestimeveFotografi: picture-alliance/dpa

Ndihmë fillestare për sipërmarrësit e mesëm grekë jep Banka Evropiane e Investimeve (EIB): 1,4 miliardë euro do të rrjedhin deri në vitin 2015 në një fond garancie për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, tha në fundjavë në Athinë shefi i bankës, Werner Hoyer.

Edhe qeveria merr në gusht ndihmë për t'i paguar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) një obligacion shtetëror me vlerë prej 3,6 miliardë euro. Shqetësim shkaktoi në Greqi një raport i revistës gjermane "Der Spiegel", sipas së cilit kjo është ndihma e fundit e Evropës për shtetin e varfër, i cili ka mundësi që në fillim të shtatorit të nxirret në falimentim. Përfaqësues të mediave greke e kundërshtojnë këtë njoftim, si Giorgos Papous, redaktor i stacionit të madh televiziv të Athinës, TV MEGA: "Për këtë çështje ministri grek i Financave ka hyrë në kontakt me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ata i janë përgjigjur, se raporti i "Spiegelit" nuk është i vërtetë."

Pritet që të premten e ardhshme 27.07. 2012 troika të paraqitet për herë të parë te kryeministri Antonis Samaras, qëndrimi i të cilit për kursin e kursimeve është ende i paqartë. Megjithëse gjatë fushatës zgjedhore kryeministri konservator fliste për rinegociim, ai sot flet vetëm për "përmirësim", apo "shtrirje kohore" tö programit të kursimeve. Sipas mendimit të ekspertëve lideri i majtë i opozitës Alexis Tsipras po fiton mbështetje më të madhe tö elektoratit. Ai kërkon rinegociim në rrafsh politik. Idenë e tij Tsipras e shpjegoi në fundjavë në një aktivitet të të Majtëve Evropianë në Greqinë veriore: "Ne do të shkonim në samitin e BE dhe do të thonim: Njerëz lini lapsat mënjanë, ne nuk e ndjekim politikën tuaj të asketizmit. Dhe pastaj do të thonim: Ose shpërbëni Evropën, ose ne qëndrojmë në sallë dhe negociojmë tri, katër ditë rresht, nöse öshtö nevoja. Që të gjejmë një rrugëdalje."