1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bomba të reja atomike?

15 Mars 2012

Komuniteti ndërkombëtar shikon me mosbesim dy shtete që mendohet të kenë punuar për të patur bombë atomike. Korea e Veriut dhe Irani janë në shënjestër të bashkësisë ndërkombëtare

Fotografi: European Atomic Energy Community, 2012

Korea e Veriut ka devijuar nga Pakti për bllokimin e armëve bërthamore dhe ka ndërtuar mbase bombën e saj të parë. Irani kooperon, sipas të dhënave të Zyrës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike(IAEA) në mënyrë jo të mjaftueshme me inspektorët. Sekretari i Përgjithshëm i IAES-së, Yukiya Amano foli para pak kohësh në Vjenë për një "dimension të mundshëm ushtarak" të programit atomik iranian. Po si mund të gjendet nëse një shtet është duke bërë diçka apo jo?

Ekzistojnë dy mundësi për prodhimin e materialeve nukleare me të cilat mund të prodhohet bombë atomike, ose me pasurim të uranit në centrifuga speciale ose nëpërmjet ndarjes në një impiant ripërpunimi i plutonit që përdoret për armë atomike nga elementet oksidues.

Shtetet që lejojnë inspektorët për kontrollin e energjisë atomike, që të hyjnë në vend nuk mund t`i mbajnë më sekret programet e padeklaruara. Nëse ata përpiqen që të prodhojnë material që nevojitet për armë bërthamore, lenë gjurmë, thotë Klaus Mayer, kimist në Institutin për elementet transurane në

Në foto, Klaus MayerFotografi: European Atomic Energy Community, 2012

Karlsruhe:  "Inspektorët verifikojnë sasinë e materialit nuklear, pasurimin e tij dhe aktivitetet nukleare. Cilat procese janë në zhvillim? Nëse karakteristikat e materialit dhe proceset e deklaruara nuk përputhen, atëherë mund të dallohet objektivi. "

Atëherë thuhet: Kini kujdes! Sepse ekzistojnë shumë të dhëna që mund të flasin për planet që mund të ekzistojnë pas një programi atomik civil: "Ato mund të jenë artikujt shkencorë të publikuar, fotografimet me satelit, rezultatet nga analizat e pjesëzave, të dhënat nga kontrolli i eksporteve ose analizat tregtare ose analiza të tjera informative, që mund të dalin nga një fotografim."

Udhëzime të rëndësishme inspektorët marrin kryesisht nga matjet dhe testet. Ata ose mund të identifikojnë në vend materialin nuklear me aparate të lëvizshme, ose mund të identifikojnë rrezatimin e tyre specifik, ose mund të marrin prova të cilat i analizojnë në laborator: "Për pasurimin e uranit analizat e grimcave të pluhurit janë një instrument shumë i fortë, sepse nëse pjesëzat janë vetëm një të mijtën e milimetrit, atëherë ato mund të analizohen shumë mirë për përbërjen e tyre. Në këtë rast mjafton një ose dy grimca në një det me pluhur."

Pamje nga ambientet e punës së Magnus HedbergFotografi: ITU Karlsruhe

Kolegu i tij Magnus Hedberg tregon një aparat special. Një përbindësh të mbushur me tuba, tela dhe instrumenta matës. Inxhinjeri mund të zbulojë me të nëse materiali që analizohet është me uran natyror, uran me përqindje të ulët për një reaktor bërthamor, apo me uran me përqindje të lartë të aftë për të ndërtuar bombë atomike: "Ky (…) është modeli më i fundit i këtij tipi, një spektrometër sekondar jonesh. E veçanta në të është se madhësia e aparatit na jep rezolucion dhe ndjeshmëri shumë të lartë. Dhe ajo që është absolutisht e veçanta e këtij instrumenti është se ai funksionon njëkohësisht edhe si mikroskop jonesh. Me të ne mund të fotografojmë grimcat që ndodhen mbi jë sipërfaqe."

Imazhet që sjell ky aparat lejojnë prezantimin e grimcave shumë të vogla të uranit dhe plutonit në nivel nanometrik, në formë fotografish. Ato duken si yje ndriçues në një sfond të zi. Me këtë metodë, thotë Hedberg, mjaftojnë edhe sasi shumë të vogla, për të sjellë një dëshmi hermetike. "Brenda disa orëve ne mund të analizojmë miliona grimca për të gjetur në fund disa grimca urani, të cilat janë interesante për ne."

Ky proces analizimi është aq i saktë, saqë mund të ndiqet duke mësuar të gjithë historinë operative të një impianti nuklear, thotë Klaus Mayer. Por provat zbulojnë edhe më shumë: "Nga njëra anë materiali le si të thuash shenjë gishtash nga përbërja e tij izotopike, nga papastërtitë, nga morfologjia e tij, pra nga një karakteristikë e tij, nga madhësia e grimcës. Nëse një material është i ngurtë, atëherë nga dimensionet e materialit. E gjithë kjo lejon të nxjerrësh përfundime për çfarë mendohet të përdoret materiali, për reaktor atomik, për reaktor provash, apo për një produkt të ndërmjetëm."

Në rastin e plutoniumit mund të nxirret në çfarë tipi reaktori është prodhuarFotografi: European Atomic Energy Community, 2012

Studiuesit mund të nxjerrin kështu përfundime për proceset e prodhimit. Në cilat temperatura dhe me cilat reagentë është prodhuar ai? Në rastin e plutoniumit mund të nxirret madje në çfarë tipi reaktori është prodhuar. "Marrja e tillë e provave mund të bëhet në punishte. Por edhe në dhomat e veshjeve të punonjësve, në mencë apo në zyrën e drejtorit. Shenjat që nxirren janë të njëjta dhe me përqëndrim të njëjtë."

Ndërkohë që pasurimi i uranit mund të zbulohet vetëm në ambientin ku ndodhet impianti, funksioni  i një impianti për ripërpunimin mund të dallohet edhe në distancë shumë të madhe. Një impiant i tillë lëshon gjithnjë kripton dhe xenon radioaktiv. Megjithatë studiuesit në këtë rast nuk mund të dinë nëse në impiant bëhet ndarje plutoni të aftë për armë bërthamore: "Plutoni që përdoret për armë nxirret kur urani mbahet shumë pak në reaktor, dhe ndahet nga plutoni. Kur urani qëndron gjatë në reaktor, atëherë prodhohet një pluton me përbërje tjetër izotopesh dhe ai nuk bën më për prodhimin e armëve."

Nëse nuk ekzistojnë mundësitë për të marrë prova në impiantet e përpunimit, atëherë ekziston vetëm një rrugë për të mësuar nëse një shtet ndërton armë atomikë, thotë Mayer. Atëherë duhet ditur patjetër sa të gjata janë periudhat e mbajtjes në punë dhe në qetësi të reaktorit prej të cilit vjen materiali. "Duke qenë inspektor unë duhet të jem gjithnjë vigjilent sepse mungesa e provave nuk do të thotë se mungojnë aktivitete të caktuara. Verifikimi duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithnjë në mënyrë kritike. Por edhe në mënyrë kritike me partneritetin me shtetet që nuk pranojnë regjime të tilla verifikimi."

Autor: Fabian Schmidt / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti