1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Motown Blues

9 Janar 2012

Tre prodhuesit e mëdhenj të automobilëve në Detroit General Motors, Chrysler dhe Ford festojnë rikthimin. Por vetë qyteti nuk përfiton. Nevoja financiare është aq e madhe sa tashmë qyteti kërcënohet nga falimentimi.

Detroiti i shkatërruar
Detroiti i shkatërruarFotografi: DW

Shtrëngesa financiare e Detroitit nuk e habit zëvendëspresidenten e organizatës humanitare Matrix, Celia Thomas. Disa dekada më parë industria e automobilëve zhvendosi prodhimin në vende më të lira, bashkë me të më shumë se 1 milion njerëz e së fundi edhe paratë që mbajnë në jetë një qytet. Thomas sheh prej mëse 20 vjetësh një varfëri në rritje, ndërkohë që Detroitit po i mbarojnë burimet financiare. Më shumë para do të ishin një lehtësim afatshkurtër. Por para së gjithas është e nevojshme një ndihmë afatgjatë për të varfërit.

Më shumë se 250.000 vetë, rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme, jetojnë nën kufirin e varfërisë. Një familje katëranëtarëshe fiton për shembull mesatarisht më pak se 1900 dollarë në muaj. Këta njerëz nuk mund t'i sjellin para qytetit as përmes taskave e as përmes konsumit. Përkundrazi: ata mbështeten në ndihmën sociale për të mbijetuar. Detroiti prej vitesh shkon drejt rrënimit. Por sipas Thomas, ka vetëm një alternativë: "ne duhet të vazhdojmë" thotë ajo. Të vazhdosh këtë mëngjes do të thotë: të shpërndash ndihma ushqimore.

Varfëri dhe papunësiFotografi: Kathleen Schuster

Luftë kundër varfërisë

Një grua e cila ka pritur më shumë se një orë para palestrës, hyn e para në sallën e madhe. Ajo shtyn një karrocë fëmijësh, të cilën e ka kthyer në një karrocë pazari. Ndihmësit vullnetarë të organizatës humanitare Matrix qëndrojnë prapa pirgjeve me arka domatesh, specash, mollësh, kosi dhe qumështi. Shpejt qindra njerëz mbushin karrocat dhe trastat e pazarit me ato që u nevojiten: në radhë të parë ushqime, por edhe rroba të përdorura dhe libra.

Por edhe nëse zëvendëspresidentja e Matrix dhe punonjësit e saj do të ndihmonin gjithë të varfërit për të mbijetuar, qytetin ata nuk mund ta shpëtojnë. Infrastruktura e Detroitit nuk mund të financohet nga një numër kaq i vogël banorësh.

Detroiti vuan nga papunësia në rritje

Në periudhën mes viteve 1950 - 2010 popullsia e përgjithshme e Detroitit u tkurr me mbi 50 për qind, kufijtë e qytetit mbetën megjithatë të pandryshuar. Gati dy milionë njerëz banonin më parë në Detroit. Sot banojnë vetëm 713.777 njerëz në një sipërfaqe aq të madhe sa San Francisco, Bostoni dhe Manhattani të marrë së bashku. Në arkat e qytetit nuk ka më para për shërbime si për shembull ndriçimi i rrugëve apo pastrimi i mbeturinave.

Të bardhët, të cilët fitojnë më shumë, patën mundësi të zhvendosen në zona më të mira. E ashtuquajtura "arrati e bardhë", pati si pasojë që afroamerikanët përbzhviëjnë tani rreth 83 për qind të popullsisë së përgjithshme të Detroitit.

Shpresat tek ekspozita e automobilëve më 9.Janar?Fotografi: AP

Emri i qytetit vuan prej kuotës në rritje të papunësisë, terreneve të pandërtuara dhe shtëpive të braktisura. Tani lagjet e banuara ndodhen aq larg dyqaneve dhe vendeve të punës, sa banorëve u duhet të bëjnë rrugë të gjata për të arritur atje. Por tek autobusët nuk mund të mbështetesh më, thotë Celia Thomas, nga organizata Matrix. Ata nuk kanë më orare të rregullta. "Ndërsa për shkak të varfërisë shumë prej nesh nuk janë në gjendje të blejnë një makinë."

Sistemet e transportit publik nuk funksionojnë

Në shumë metropole amerikane ekziston një sistem transporti publik i zhvilluar mirë, por jo në Detroit. Më shumë se 15.000 vetë përdorin transportin rajonal të autobusëve në periferi. Por është e vështirë të planifikosh paraprakisht kohën e udhëtimit. Që prej vitit 2006 qyteti kursen, numri i autobusëve është reduktuar me një të tretën. Në stacionin e autobusëve në qendër të qytetit pritja është shpesh e gjatë. Politikanët e qytetit nuk janë në gjendje të sjellin përmirësime të shpejta as në sistemin e transportit publik dhe as në shërbimet e tjera.

Deficiti buxhetor është gati 2 milionë dollarë, për të mos folur për borxhet afatgjata prej më shumë se 12 miliardë dollarësh. Më e keqja janë diskutimet politike, thotë Tim Killeen, anëtar i parlamentit të distriktit: "Nuk ka asnjë konsensus se në çfarë drejtimi duhet të zhvillohet ky qytet." Detroitit i duhen të ardhura. Disa sipërmarrje janë vendosur ndërkohë në qytet. Po vijnë sërish njerëz dhe me ta edhe më shumë para.

Shpresë për të ardhmen?

Për punë të reja në Detroit nevojiten punonjës të kualifikuar si për shembull inxhinierë. Të ardhurat nga taksat e tyre reduktojnë borxhin e qytetit.

Në dëshpërimin e qytetit amerikan të automobilëve po ndizen disa shkëndija shprese: prodhuesit e automobilëve nga e gjithë bota janë bërë shkas për lajme të mira. Në 9 janar fillon në Detriot ekspozita e automobilëve, "Motor Show" ose zyrtarisht "North American International Auto Show (NAIAS)".

Autor: Kathleen Schuster / E. Xhani

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW