1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A ndryshojnë kushtet e jetesës për gratë dhe burrat në qytet dhe në fshat, në Lindje e në Perëndim?

Matilda Jodranova-Duda4 Tetor 2007

Dallimet janë shumë më të mëdha nga ç´mendohet. Dy eksperte të entit federal të ndërtimit dhe urbanistikës në Bon për herë të parë analizuan të dhënat statistikore sipas rajoneve dhe seksit.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Rezultati është një atlas i Gjermanisë në fushën "gratë-burrat dhe hapësirat". Ky atlas i përbërë nga disa harta me shumë ngjyra tregon përshembull vendet, se ku punojnë më shumë burrat me orar të zgjatur, ku udhëtojnë gratë shumë më pak me makinë e të tjera statistika si këto. Kushtet e jetesës për sekset e ndryshme kanë dallime, pavarësisht nga barazia juridike. Në 80 përqind të tipareve dalluese që janë analizuar dallimet më të mëdha konstatohen në fushën e arsimit dhe kualifikimit, në marrëdhëniet e punës, në harmonizimin e profesionit dhe familjes si dhe në mobilitetin në hapësirë. Hartat e Antonia Milbertit (Milbert) dhe Katrin Majerit (Meyer) të kujtojnë hartat sinpotike me zonat e presionit të lartë dhe të ulët atmosferik.

Semafori në lindje të GjermanisëFotografi: AP

Në Lindje të Gjermanisë po krijohet një zonë e presionit të ulët

Në këto zona dominon ngjyra blu e errët: këto janë zona fshatrash, në të cilat vajzat e reja janë diçka e rrallë, sqaron Antonia Milbert nga enti federal për ndërtimin dhe urbanistikën: "Gratë e reja gjermano-lindore largohen kryesisht prej fshatrave duke emigruar drejt qyteteve kryesore jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje. Këtë e bëjnë edhe djemtë e rinj, madje edhe të rinjtë në Gjermaninë Perëndimore, por niveli në Lindje është shumë më i lartë. Ne besojmë, se kjo ka të bëjë me faktin që gratë janë të arsimuara më mirë dhe se me formimin e tyre profesional ato mund të gjejnë vend pune në Lindje, por jo në zonat e fshatarve. Një tjetër tipar është që gratë reagojnë më shpejt dhe në mënyrë më fleksibël."

Ribashkimi: Perëndimi ha lindjenFotografi: AP

Një e treta e grave largohen

Ata që mbeten janë bashkëmoshatarët meshkuj dhe më të moshuarit, e si rrjedhojë në këto zona lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Ndërsa qytetet e mëdha, kryesisht në Perëndim të Gjermanisë kanë popullsi relativisht të re. Popullsia në këto qytete përbëhet nga 52 përqind gra dhe vetëm 48 përqind burra. Të qenit në qytet ka edhe avantazhet e veta, siç vë në dukje znj. Milbert: "Ato kanë shanse më të mëdha për t´u realizuar personalisht dhe kryesisht sa i përket perspektivës profesionale. Nëse në qytetet kryesore ndodh vërtetë që krijohen situata të vështira për familjen dhe partneritetin, kësaj nuk mund t´i japim përgjigje, por unë nuk do ta dramatizoja situatën. Ky është më shumë një problem për rajonet e fshatrave në Lindje, ku burrat nuk gjejnë partnere."Planifikuesit e qyteteve dhe ata të urbanistikës në të ardhmen duhet të mendojnë, se popullsia nuk është e ndarë përgjysmë, vërejnë ekspertët.

Model Myriam prezanton modën e re të stofraveFotografi: AP

Burrat dhe gratë dallojnë dukshëm në mënyrën e jetesës.

Burrat udhëtojnë distanca më të gjata me makinë, ndërkohë që gratë shkojnë në këmbë ose udhëtojnë me autobus e me tren. Ky nuk përbën ndonjë problem në qytetet e mëdha që kanë një strukturë të mirë të qarkullimit urban, thotë Karin Majer: "Po sa më i largët të jetë rajoni, aq më shumë vështirësohet situata, sepse burrat përdorin makinën, ndërsa gratë udhëtojnë me mjetet e transportit urban, kjo pasi jo çdo familje posedon dy makina."

Supermarketi Real në GërlitzFotografi: dpa

Brezi më i ri në masë ka patentë

Por nëse gratë do ta përdornin makinën po aq shumë sa edhe burrat, atëherë do të kishte shumë më tepër bllokime trafiku dhe konsum energjie. Më e mira do të ishte: që "në zonat e fshatrave të zgjerohet qarkullimi urban, në mënyrë që edhe burrat të udhëtojnë me autobus e me tren."

Në zonat, ku shtëpitë janë në distancë nga njëra-tjetra kalon një autobus në orë, ndaj banoret mbeten të kufizuara në hapësirë. Por në dendësinë e qyteteve të mëdha ekspertet Majer dhe Milbert kanë gjetur numrin më të madh të grave shtëpiake. Pra, kjo në qytet dhe jo në fshat, ku ka punë në fermë, në fushë apo në gastronomi. Ky fakt i ka befasuar ekspertet, por të dhënat janë mëse të qarta: "Punësimi më i pakët është në ato zona, që ne i quajmë sub-urbane, pikërisht në ato zona, ku familja ka menduar të vendoset në hapësirat e gjelbra, ku shtëpitë kanë çmime më të leverdishme dhe ku gratë shkëputen nga puna e nuk e gjejnë më kurrë veten në tregun e punës."

Panairi i mallrave të konsumit, Frankfurt 2005Fotografi: AP

Në këto perfieri jetojnë edhe shumica e burrave, që punojnë me orar të zgjatur

Gratë rrallëherë punojnë me orar të zgjatur, në përgjithësi kohën më të madhe ato e kalojnë brenda katër mureve të shtëpisë dhe duan që këtë ambjent ta kenë sa më të bukur. Beqaret dhe nënat e vetme me fëmijë shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për mobilimin e shtëpisë, ndërsa burrat më të shumtën e rasteve jetojnë në shtëpi private. Por nëse është fjala për shtëpi apo apartament, kjo varet nga të ardhurat, thotë Karin Majerr: "Kjo ka të bëjë me faktin, se gratë kanë të ardhura më të pakta bruto apo neto krahasuar me burrat."

Vendet e punës me paga të mira dhe me kontrata të përhershme gjithnjë e më shumë zihen prej burrave, konstatojnë ekspertet. Kjo madje është më e theksuar në metropolet gjermano-perëndimore, ku ka shumë gra me kualifikim të lartë. Por politika e planifikimit të qyteteve nuk mund t´ia dalë e vetme ndaj këtyre dallimeve të mëdha në shanset mes burrit dhe gruas.