AAK: Ramush Haradinaj është i pafajshëm
5 Mars 2007Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia në krye të së cilës është ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bindjen se lideri i saj, Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Drejtuesit e saj janë shprehur se besojnë për këtë në drejtësinë ndërkombëtare.
AAK shprehet se akuza kundër zotit Haradinaj, është e fabrikuar në Beograd dhe si e tillë është e ngritur për pazare politike. I këtij mendimi ishte sot edhe Ahmet Isufi, kryetar i parë i AAK-së, i cili u shpreh para fillimit të punimeve të Tribunalit në Prishtinë. Po kështu u shprehën edhe krerë të AAK-në konferencën për media në Prishtinë.
Krerët e AAK-së komentuan sot edhe shtypin evropian, përkatësisht disa shkrime të botuara në gazetat gjermane që sipas tyre, nuk tregojnë të vërtetën për aktivitetin e zotit Haradinaj.