1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Abaz do të flasë mbi zhvillimet më të fundit në Gaza

14 Qershor 2007

Qyteti i Gazës: Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet gjatë ditës së sotme që të flasë mbi gjendjen aktuale në territoret autonome palestineze. Ka gjasa që ai të bëjë të ditur edhe mbi ndërprerjen e bashkëpunimit me qeverinë e unitetit. Kjo qeveri u formua në mars pas bisedimesh të zgjatura prej muajsh mes përfaqësuesve të grupeve rivalizuese Hamas. Për shkak të luftimeve të ashpëra dhe sulmeve nga luftëtarët e Hamasit, ministrat e nga grupi Fatah nuk do të marrin më pjesë në kabinetin qeveritar. Deri tani, si pasojë e këtyre luftimeve mes dy partive rivale, kanë humbur jetën të paktën 70 njerëz. Sipas vlerësimeve të ekspertit izraelit Shalom Hariri i cili më parë ka punuar si këshilltar i qeverisë izraelite, Hamasi nuk ka futur ende nën kontroll tërë Rripin e Gazës: "Një pjesë e madhe e pikëkalimeve është ende në duart e njerëzve të Mahmud Abazit. Dhe kjo është një përparësi shumë e rëndësishme për shkak se përmes këtyre pikave arrijnë të gjitha mallërat ushqimore në Rripin e Gazës", sqaron Harari.